Derisa opinioni dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve i ka sytë te pritja e mendimit nga Ministria e Drejtësisë nëse inspektorati mund të gjobisë ose jo bankat për mos njohjen e gjuhës shqipe dhe mos implementimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Ministria e Drejtësisë rri në heshtje, shkruan Portalb.mk.
Pavarësisht se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës thotë se bankat private në Maqedoninë e Veriut obligohen të pranojnë dokumente zyrtare në gjuhën shqipe të lëshuara nga institucionet shtetërore dhe të zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, bankat nuk e bëjnë këtë dhe arsyetohen se nuk e kanë për obligim.
Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve nuk e ka të qartë ende nëse mundin ose jo t’i gjobitin bankat për mos zbatimin e gjuhës shqipe, me ditë të tëra presin mendim nga Ministria e Drejtësisë që të mund të veprojnë, por kjo ministri nuk u përgjigjet me ditë të tëra,.
“Ende nuk kemi pranuar asnjë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë”, thanë nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve.
Ministria e Drejtësisë nuk u përgjigj as në pyetjet e Portalb.mk edhe pse na konfirmuan se do i shqyrtojnë pyetjet tona.
Rikujtojmë që shoqata Më Mirë për Tetovën (MMPT) nxori në pah problemin me Bankat në Maqedoninë e Veriut që nuk e njohin gjuhën shqipe, gjegjësisht nuk pranojnë dokument zyrtar të lëshuar nga institucioni shtetëror në gjuhën shqipe.
- LEXO: Bankat arsyetohen se nuk e kanë obligim zbatimin e gjuhës shqipe, Inspektorati përgjegjësinë ia le Ministrisë së Drejtësisë e cila hesht
- LEXO: RMV, edhe pse obligohen të pranojnë dokumentet në gjuhën shqipe, bankat refuzojnë të flasin shqip
- LEXO: Xhaferi për mosnjohjen e gjuhës shqipe nga bankat: Me ligj sanksionohet raporti i të gjithë institucioneve, përfshirë edhe ato private
- LEXO: Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: Bankat private në RMV nuk e kanë detyrim ligjor përdorimin e gjuhës shqipe
- LEXO: Bankat në RMV nuk e njohin gjuhën shqipe dhe na diskriminojnë, reagoi Më Mirë për Tetovën (Video)
[…] se presin përgjigje nga Ministria e Drejtësisë që të mund të veprojnë sepse “nuk e kishin të qartë nëse mundin ose jo t’i gjobitin bankat për moszbatimin e gjuhës […]