Maqedonia e nxehtë nga protestat, ku flladiten presidenti Ivanov dhe BFI-ja?

Protestat e qytetarëve shqiptarë që thonë se janë kundër rasteve të montuara në vend  që u zhvilluan këto ditë nëpër qytetet e ndryshme të Maqedonisë, si duket do të vazhdojnë edhe më tej.

Mirëpo ajo që vërejmë është mungesa e prononcimit të presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov lidhur me ngjarjet e fundit në vend.
Redaksia Portalb tentoi disa herë që të marrë deklaratë lidhur me protestat dhe me situatën momentale në Maqedoni, mirëpo nuk morëm asnjë përgjigje për këtë çështje.
Nuk dihet se çfarë pune më të rëndësishme ka Ivanov se sa interesimi për dhunën policore dhe eskalimin e protestave në vendin ku ai konsiderohet si “baba i kombit”?!

Nga ana tjetër Bashkësia Fetare Islame (BFI), deri më tani nuk e ka parë të arsyeshme të del me apel si që i ka hije një bashkësie fetare që flet dhe prmovon  paqe, që nëse protestohet ata të jenë të qeta, posaçërisht duke e pasur parasysh faktin që protestat kryesisht nisin pas faljes së namazit të drekës dhe grumbullimi i qytetarëve po bëhet në xhami.

Kryetari i BFI-se, Suleman Rexhepi bëri të ditur se protestat pa organizatorë janë të rrezikshme në një qëndrim personal, ata mund të çojnë në anarki dhe nuk i shërbejnë as kauzës fetare dhe as asaj kombëtare. Mirëpo apel publik ende nuk kemi bërë”, tha për Portalb, zëdhënësi i BFI-së Abaz Islami.

Sa i përket ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në rastin Monstra veprim që e promovon BDI-ja e Ali Ahmetit, juristi Osman Kadriu bën të ditur se partitë politike vetëm mashtrojnë popullin, sepse ndërkombëtarët nuk guxojnë të përzihen në çështjet e brendshme të shtetit.

“Qytetarët po mashtrohen dhe u thuhet se do kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve. Unë si jurist ju them se ndërkombëtarët në këtë rast janë vetëm vëzhgues dhe asgjë më tepër, sepse më shumë nuk iu lejon kushtetuta, gjykimi kryhet nga organet shtetërore të Maqedonisë, dhe pasi të kryhen të gjitha procedurat në Maqedoni , pastaj mund të bëhet ankesë dhe të dërgohet rasti në Strasburg”, tha për Portalb, Kadriu.

Ndërkaq gjatë të premtes në Shkup priten sërish të mbahen protesta nga shqiptarët që thonë se janë kundër rasteve të montuara politike në vend. Organizatori nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button