Shkup, protestat nuk do të ndalen!

Sërish paralajmërohen protesta masive në Shkup. Sipas thirrjes e cila tani më qarkullon dhe shpërndahet në rrjetet sociale, priten të premten (11.07.2014) protesta të reja menjëherë pas namazit të xhumasë. Vendi i nisjes si që thuhet në këtë apel është nga Çairçanja.

Organizatori nuk dihet. Kërkesa është: Të lirohen të burgosurit tanë duke menduar për gjashtë të burgosurit me burg të përjetshëm të rastit “Monstra” i cili në opinionin shqiptar besohet të jetë rast i montuar politik si dhe kundër rasteve të montuara gjyqësore dhe politike ndaj shqiptarëve të Maqedonisë që si duket janë disa që kanë ndodhur vetëm pas viti 2001.

Paralajmerim protesta Shkup

Të premten kishte protesta masive dhe të dhunshme në Shkup.
Të shtunën u gjuajt me gurë selia e BDI-së në Çair dhe Komuna e Çairit nga dhjetëra të rinj.
Të dielen kishte protesta të dhunshme në Tetovë ndërsa të qeta në Shkup, Gostivar, Dibër dhe Strugë.
Protesta kishte edhe në Stamboll ndërsa lajmërohet të ketë edhe në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Back to top button