Sivjet do të zhvillohet mbledhja e dytë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, paralajmëroi Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në takimin me Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florijan Qehaja, e vlerësoi marrëveshjen e arritur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri Kovaçevski e përshëndeti marrëveshjen e arritur në lidhje me dokumentet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe deklaroi që shteti jonë e mbështet në vazhdim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe me këtë garantimin e paqes, stabilitetit, sigurisë së gjithë rajonit”, deklarojnë nga kryeministria.

Përcaktimi drejt zhvillimit të raporteve ndërfqinjësore është i rëndësishëm për zhvillimin e gjithë rajonit, ishte mesazhi i këtij takimi. Ata vlerësuan që përcaktimi i Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në këtë drejtim është i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit.

“Në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në procedurat për lehtësimet kufitare dhe për disa çështje tjera aktuale, siç është gjendja në energjetikë”, deklarojnë nga kryeministria e Maqedonisë së Veriut.

Ata paralajmëruan që sivjet do të zhvillohet mbledhja e dytë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, më 17 shtator të vitit 2022 kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Zoran Zaev dhe Albin Kurti nënshkruan “Memorandum për Mirëkuptim” në lidhje rrugën e premtuar Tetovë-Prizen, e cila tani e dhjetë vite po premtohet. Portalb.mk, ka siguruar dokumentin origjinal të memorandumit, i cili i përmban 6 nene.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button