Në Studeniçan, Saraj e Haraçine rritje më e madhe, ndërsa në Manastir, Kisella Vodë dhe Prilep ulje e numrit të popullsisë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të fundit janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, por kjo nuk ka ndodhur në të gjitha komunat, pasi në disa komuna ka ndodhur edhe e kundërta, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vërehet që në komunat si Studeniçani (79), Saraji (73) dhe Haraçina (66) ka pasur më shumë lindje sesa vdekje, kurse në komunat si Manastiri (-176), Kisella Vodë (-154) dhe Prilepi (-142) ka pasur më shumë vdekje sesa lindje.

Në këtë periudhë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 5 015 lindje të gjalla, më së shumti në Çair (232), Kumanovë (207) dhe Tetovë (253), ndërkohë janë regjistruar  7 186 vdekje, kryesisht në Manastir (369), Gazi Babë (336), dhe Aerodrom (327).

Ndryshe, Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) në një deklaratë për Portalb.mk, njofton se rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive do të shpallen deri në fund të muajit mars, atëherë edhe kur është afati përfundimtar ligjor.

“Rezultatet e Regjistrimit 2021, do të publikohen më së voni deri në fund të marsit 2022. Për datën e saktë, opinioni do të informohet me kohë”, thonë për Portalb.mk nga ESSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button