Prej sot, vaksinimi në RMV pa termin

Ashtu siç ka informuar Ministria e Shëndetësisë paraprakisht prej sot vaksinimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet pa termin të caktuar paraprakisht. Qytetarët mund të vaksinohen në pikat ekzistuese për vaksinim, në shtëpitë e shëndetit dhe spitalet në shtet, ndërkaq në sallat sportive do të zhvillohet vaksinimi masiv, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët do të munden të vaksinohen pa dallim nëse është paraqitur ose jo në ueb-faqen vakcinacija.mk. Çdokush që dëshiron të vaksinohet mundet që të njëjtën ta bëjë pa termin të caktuar, a paralelisht do të zhvillohet edhe vaksinimi i qytetarëve që janë paraqitur në vakcinacija.mk”, kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, numri i të vaksinuarve në RMV ka arritur gati në 409 mijë.

Autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinim. Ministri Venko Filipçe ka deklaruar paraprakisht se Situata në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi është stabile dhe nuk ka nevojë për masa shtesë restriktive për mbrojtje. Sipas tij, vaksinimi duhet të jetë fokusi dhe jo të jetojmë në restriksione.

“Tani nuk ka nevojë për masa të reja, sepse situata është kryesisht e qetë. Politika e mbylljes zbatohet në periudhën kur nuk kishim në dispozicion vaksinat. Tani kur kanë dhe kur janë në dispozicion theksi duhet të vendoset në procesin e vaksinimit. E shohim se edhe Anglia, edhe pse ka raste të reja, i lehtëson masat. Të mos jetojmë të mbyllur, por të vaksinohemi masoviskisht”, tha Filipçe.

Të premten në RMV ka arritur një donacion prej 100 mijë vaksinash “AstraZeneca” nga Greqia. Vaksinat janë shpërndarë nëpër pikat e vaksinimit dhe dedikohen për persona mbi 60 vjeç, në pajtueshmëri me strategjinë për vaksinim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button