RMV, 7 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, 163 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 163 raste të reja me KOVID-19, 7 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 132 të tjerë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.088, të shëruarve në 13.550, ndërkaq të vdekurve në 668. Për momentin ka 1.870 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 7 persona, dy pacientë nga Struga (78 dhe 80 vjeçar), një pacient 77 vjeçar nga Koçani, një 44 vjeçar nga Strumica, një 72 vjeçar nga Shkupi, një 79 vjeçar nga Manastiri dhe një pacient 79 vjeçar nga Gostivari”, raportojnë nga MSH-ja.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup ka 33 raste
  • Strumica 18
  • Kumanova 17
  • Tetova 13
  • Koçani 11
  • Gostivari 8
  • Prilepi 7
  • Dellçeva 7
  • Velesi 6
  • Shtipi 5
  • Kavadari 5
  • Manastiri  4
  • Dibra 3
  • Struga 3
  • Gjevgjelia 3
  • Kërçova 3
  • Ohri 2
  • Kriva Pallanka 2
  • Radovishi 2
  • Resnja 2
  • Vinica 2
  • Vallandova 2
  • Makedonski Brodi 2
  • Probishtip 1
  • Demir Hisar 1
  • Sveti Nikollë 1

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkupi- 46
  • Kumanova 13
  • Shtipi 7
  • Prilepi 12
  • Tetova 3
  • Struga 2
  • Velesi 1
  • Manastiri 3
  • Ohri 4
  • Kavadari 4
  • Gostivari 12
  • Kriva Pallanka 2
  • Koçani 3
  • Probishtipi 2
  • Makedonski Brodi 2
  • Pehçeva 2
  • Berova 3
  • Valandova 1
  • Delçeva 4
  • Kratova 1
  • Kërçova3
  • Negotina 2

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.121 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 168.881 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button