fbpx

VMRO sot do të protestojë kundër rritjes së çmimit të rrymës

VMRO-DPMNE sot në orën 18:00 do të mbajë protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, njofton Portalb.mk.

“Rezistenca bëhet detyrë e jona dhe kjo është koha kur duhet të jetë e zëshme. Protesta do të fillojë në ora 18:00 prej përpara Ministrisë së Drejtësisë dhe do të vazhdojë përpara Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe do të kërkojmë që të kthehet çmimi i rrymës, sipas të vjetrës”, tha ditë më parë, Mickoski, duke paralajmëruar mbajtjen e protestave.

Ai i ftoi partitë opozitare dhe organizatat joqeveritare dhe individët në formimin e frontit opozitar kundër pushtetit, i cili në fjalimin e parë e quajti mafie e cila është pasuruar në shpinë të popullit.

“Ndoshta kemi pikëpamje të ndryshme dhe koncepte, por na bashkon varfëria. Me rezistencë aktive në rrugë dhe të protestojmë për çdo temë që i mundon qytetarët. Nuk guxojmë që të lejojmë qeveri të pasur, mafioz të pasur, a populli të jetë i varfër. Mafia nuk rrëzohet me një betejë, por me shumë luftëra dhe punë. Ne prej këtu fillojmë”, tha Mickoski.

Në pyetje gazetareske, se cilat janë planet për protestat e ardhshme, Mickoski tha se në varësi prej sjelljes së Qeverisë, ashtu do të jenë. Ai paralajmëroi se këto do të jenë protesta paqësore, me të cilat VMRO-DPMNE do të jetë bashkë me popullin për, ashtu siç tha, padrejtësitë e bëra, qofshin nacionale ose sociale.

Paralelisht me këtë, Mickoski paralajmëroi edhe luftë kundër pushtetit nëpërmjet institucioneve, gjegjësisht në Parlament, duke përjashtuar, ashtu siç tha “skenar bullgar”, pastaj duke aluduar në trazirat dhe protestat e dhunshme në Bullgari kundër pushtetit aktual.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close