Akuzë kundër ish deputetes Boneva: Me fletëpagesa të rrejshme për harxhimet rrugore ka përfituar 100.000 euro

Prokuroria Themelore Publike e Shkuipit njofton se është dorëzuar akuzë kundër ish deputetes nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, për rastin që e ka hapur ish Prokuroria Speciale Publike e emrin “Drumarina”, gjegjësisht për harxhimet rrugore, njofton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër një personit për kryerjen e veprës penale “Mashtrim në detyrë “nga neni 353 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 paragrafi 3 i Kodit Penal. Bëhet fjalë për lëndën e njohur në opinion si “Drumarina” për të cilën procedurën hetimore e ka udhëhequr Prokuroria Speciale Publike”, njoftojnë nga Prokuroria.

Siç thonë prej atje, e akuzuara, si deputete e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 100.000 euro.

“E akuzuara në periudhën prej 01.01.2011 deri më 16.12.2015, si person zyrtar – deputet në Kuvendin e Maqedonisë, me qëllim që të përvetësojë pronë të paligjshme, ka disa veprime të lidhura në kohë që paraqesin kryerje të shumëfishtë të veprës, pastaj duke i shfrytëzuar të njëjtat mundësi. Ajo, deri te shërbimet e Kuvendit ka dorëzuar llogari fiskale false nga pikëpagesat rrugore, sikur të ketë realizuar 904 udhëtime për shkak të pranisë në seancë në periudhën e theksuar, me çka ka marrë prej Kuvendit 6.458.551 denarë”, thuhet në njoftim.

Prej vitit 2011-të, e akuzuara ka pasur edhe banesa në Shkup dhe nuk ka udhëtuar prej Strumicës që të arrijë në seancë. Sipas Prokurorisë, llogaritë e rreme fiskale i ka siguruar prej personave të tjerë që kanë udhëtuar. Pastaj, e akuzuara këto llogari i ka dorëzuar sikur të ketë udhëtuar për punë zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button