fbpx

Automjeti kontestues ”Opel Omega” në rastin “Monstra” është gjetur i pastruar

Automjeti “Opel Omega”, për të cilën supozohet se është përdorur nga kryerësit e vrasjes në Liqenin e Smillkovës, brenda nuk ka qenë i ndyrë. Ish pjesëtari i MPB-së, i cili më 13 prill të vitit 2012 ka qenë në vendin Vrazhivir dhe ka pasur për detyrë ta fotodokumentojë automjetin, tha se ka punuar në shumë vepra penale, por në këtë rast e automjeti ka qenë i pastër dhe i rregulluar.

“E kam fotografuar automjetin brenda dhe jashtë. Pastaj e sigurova në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila u transferua nga shërbimi i MBP-së. Shkuam atje pas njoftimit të SPB-Shkup. Unë nuk e përpunova teknikisht automjetin. Gjatë detyrës sime u sigurova që të mos humbja gjurmët e duhura. Nuk e dija se për çfarë ngjarje bëhej fjalë”, deklaroi para gjykatës dëshmitari i propozuar nga prokuroria, transmeton MIA.

Në seancën paraprake për lëndën “Monstra”, deklaratë ka dhënë edhe shefi i sektorit për ekspertizë në vendin e ngjarjes SPB Shkup G.M, gjegjësisht për lidhjen e tij me automjetin “opel omega” të gjetur në vendin e quajtur Vrazhivir.

Gjykimi vazhdon më 3 shtator.

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit 2017 solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë në Maqedoni nuk mbajnë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim, por autoritetet kosovare ende nuk i kanë ekstraduar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close