Kasami nuk do të shkojë në takimin e liderëve tek Ahmeti, propozoi model të ri të takimeve mes partive parlamentare shqiptare

Lideri i lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm të inicuar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë, shkruan Mia.mk

Në kumtesën e kësaj partie thuhet se ata janë për vendosje të një modeli të ri të takimeve të partive politike parlamentare shqiptare, përkatësisht kjo të ndodhë pas formimit të qeverisë së re.

Lëvizja Besa edhe njëherë e konfirmon qëndrimin e vet parimor për të vendosur një model të ri i cili do të vendosë rregulla se takimi i partive parlamentare shqiptare do të realizohet pas formimit të qeverisë së re, që partitë parlamentare shqiptare në qeveri të obligohen me përgjegjësi për realizimin e çështjeve me interes të madh për shqiptarët. Gjithashtu, para përfundimit të mandatit të partive politike shqiptare në qeveri, ato të japin llogaridhënie për realizimin e çështjeve për të cilat janë dakorduar bashkarisht”, thanë nga Besa.

Ndryshe, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot e ka publikuar agjendën e Tryezës të caktuar për nesër (13 gusht), pas përgjigjes pozitive të marrë nga kryetarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alterantivës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, të cilët mes tjerash kërkuan që të njoftohen detajet e takimit, por dhe të prolongohet takimi prej të hënës. Ahmeti, duke njoftuar për agjendën, i ka ftuar sërish për takimin e nesërm, duke mos përjashtuar edhe takime të ardhshme, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button