Ministri Filipçe e sqaroi vlerësimin e Komisionit në lidhje me hapjen e plotë të shkollave

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se Komisioni për sëmundje ngjitëse e vlerëson si të rrezikshme hapjen e plot të shkollave, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për sëmundje ngjitëse vlerësoi se  është një rrezik i madh për shëndetin e nxënësve, prindërve të tyre dhe punonjësve në shkolla, derisa shkollat plotësisht të hapen dhe të funksionojnë duke filluar prej fillimit të shtatorit”, deklaroi FIlipçe.

Ai theksoi shembuj të vendeve të ndryshme se si shkollat pasi janë hapur, përsëri janë mbyllur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë e vendosim si prioritet parësor shëndetin e qytetarëve, duke përfshirë edhe të fëmijëve që duhet të shkojnë në shkolla”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe, ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi, në konferencën e sotme për shtyp ka porositur se do të vazhdojnë bisedimet për atë se si do të organizohet mësimi për nxënësit në Maqedoninë e Veriut.

Dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 80-të miratoi Planin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për zhvillimin e procesit arsimor gjatë vitit shkollor 2020/2021, transmeton Portalb.mk.

Qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është që mësimi të fillojë të realizohet onllajn, përveç për klasat e para në të cilat nevojitet prani fizike e fëmijëve, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Edhe pse u paralajmërua se më 10 gusht do të finalizohen protokollet për fillim të vitit shkollor 2020/2021 në kushte të pandemisë, mbledhja dje përfundoi pa konkluzione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button