Korona në RMV në 24 orët e fundit, 12 persona të vdekur, 112 të shëruar, 132 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 132 persona janë infektuar me virusin korona, 12 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 112 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 298, të infektuarve në 6209, të shëruarve 2427, ndërkaq për momentin në vend kemi 3484 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 12 persona: pesë persona nga Shkupi, dy, nga Tetova, dy nga Struga, një nga Gostivari, një nga Shtipi dhe një nga Velesi.
Nga Shkupi kanë ndërruar jetë pesë persona, mosha e tyre është: 56, 69, 75, 63 dhe 72 vjeçar.
Nga Tetova kanë ndërruar jetë dy persona, mosha e tyre është: 49 dhe 62 vjeçar.
Nga Struga kanë ndërruar jetë dy persona, mosha e tyre është: 60 dhe 66 vjeçar.
Nga Gostivari ka ndërruar jetë një pacient 70 vjeçar.
Nga Velesi ka ndërruar jetë një paciente 68 vjeçare.
Nga Shtipi ka ndërruar jetë një pacient 81 vjeçar.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

  • Shkup – 57
  • Tetovë – 19
  • Shtip – 13
  • Kumanovë – 10
  • Prilep – 7
  • Gostivar – 6
  • Ohër – 5
  • Veles – 4
  • Probishtip – 2
  • Sveti Nikollë – 2
  • Kavadar – 1
  • Resnjë – 1
  • Manastir – 1
  • Dibër – 1

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:

  • Shkupi – 42
  • Shtipi – 40
  • Tetova – 16
  • Gostivari – 5
  • Probishtip – 3
  • Sveti Nikollë – 2
  • Koçani – 2
  • Prilepi – 1
  • Velesi – 1

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

  • Shkup – 3006, raste aktive 1986
  • Kumanovë – 750, raste aktive 293
  • Tetovë – 681, raste aktive 366
  • Shtip – 332, raste aktive 148
  • Prilep – 257, raste aktive 33
  • Strugë – 218 , raste aktive 133
  • Veles – 182, raste aktive 37
  • Ohër – 167, raste aktive 143
  • Gostivar – 117, raste aktive 62
  • Resnjë – 100, raste aktive 94
  • Dibër – 92, raste aktive 40
  • Koçan – 69, raste aktive 22
  • Manastir – 50, raste aktive 17
  • Kërçovë – 30, raste aktive  25
  • Sveti Nikollë – 27, raste aktive 23
  • Negotinë – 21, raste aktive 10
  • Probishtip – 17, raste aktive 9
  • Kriva Pallanka – 15, raste aktive 9
  • Strumicë – 15, raste aktive 10
  • Kavadar – 15, raste aktive 9
  • Gjevgjeli – 10, raste aktive 3
  • Vallandovë – 6, raste aktive 2
  • Krushevë – 6, raste aktive 3
  • Pehçevë – 6, raste aktive 3
  • Kratovë – 4, raste aktive 1
  • Radovish – 4, raste aktive 0
  • Makedonski Brod – 4, raste aktive 2
  • Vinicë – 3, raste aktive 0
  • Berovë – 2, raste aktive 0
  • Demir Hisar – 2, raste aktive 1
  • Dellçevë – 1, raste aktive 0

Në 24 orët e fundit janë testuar 868 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 59.633 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button