Korona në RMV, 6 persona ndërruan jetë, 4 nga Shkupi dhe dy nga Tetova, 156 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 156 persona janë infektuar me virusin korona, ndërkaq 6 pacientë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 222, të infektuarve në 4820, të shëruarve 1863, ndërkaq për momentin në vend kemi 2735 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 6 persona, katër nga Shkupi dhe dy nga Tetova. Nga Shkupi kanë ndërruar jetë: një paciente 70 vjeçare, një paciente 76 vjeçare, një paciente 74 vjeçare, një paciente 74 vjeçare. Nga Tetova kanë ndërruar jetë: një paciente 66 vjeçare dhe nj pacient 71 vjeçar” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

  • Shkup – 100
  • Tetovë – 19
  • Kumanovë – 11
  • Shtip – 6
  • Veles – 6
  • Koçan – 3
  • Strugë – 2
  • Gostivar – 1
  • Dibër – 1
  • Ohër – 1
  • Prilep – 1
  • Manastir – 1
  • Kavadar – 1
  • Gjevgjeli – 1
  • Kratovë – 1
  • Sveti Nikolë – 1

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë 27: 

  • Shkup – 10
  • Tetovë – 10
  • Shtip – 3
  • Negotinë – 2
  • Manastir – 1
  • Veles – 1

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

  • Shkup – 2343, raste aktive 1593
  • Kumanovë – 679, raste aktive 230
  • Tetovë – 500, raste aktive 304
  • Shtip – 260, raste aktive 208
  • Prilep – 230, raste aktive 17
  • Veles – 162, raste aktive 34
  • Strugë – 149, raste aktive 70
  • Ohër – 91, raste aktive 72
  • Gostivar – 79, raste aktive 53
  • Dibër – 63, raste aktive 11
  • Koçan – 59, raste aktive 26
  • Resnjë – 48, raste aktive 47
  • Manastir – 38, raste aktive 9
  • Negotinë – 19, raste aktive 8
  • Sveti Nikollë – 12, raste aktive 10
  • Probishtip – 11, raste aktive 9
  • Strumicë – 10, raste aktive 7
  • Kriva Pallanka – 10, raste aktive 4
  • Kavadar – 9, raste aktive 4
  • Gjevgjeli – 9, raste aktive 5
  • Kërçovë – 5, raste aktive 2
  • Kratovë – 5, raste aktive 3
  • Krushevë – 5, raste aktive 2
  • Pehçevë – 5, raste aktive 2
  • Vallandovë – 5, raste aktive 3
  • Radovish – 4, raste aktive 0
  • Makedonski Brod – 3, raste aktive 1
  • Vinicë – 3, raste aktive 0
  • Berovë – 2, raste aktive 1
  • Demir Hisar – 1, raste aktive 0
  • Dellçevë – 1, raste aktive 0

Në 24 orët e fundit janë bërë 1227 testime, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve është 49.020.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button