fbpx

Johanes Han krenar që ka kontribuuar për marrëveshjen e Prespës

Ish eurokomisari për zgjerim, sot i obliguar  për buxhetin e BE-së, Johanes Han, për MIA  u përkujtua shkurt në nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës para dy viteve dhe bind se Maqedonia e Veriut  është në rrugë të mirë drejt BE-së, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Para dy viteve, kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev  nënshkruajtën  me të vërtetë marrëveshje historike. Më kujtohet shumë mirë kjo ditë  pranë liqenit të Prespës, ky moment unikat i cili hapi rrugë për  marrëdhënie të re miqësore, mes dy vendeve të cilat me dekada kanë udhëhequr kontest të hidhur”, u përkujtua Han për MIA.

LEXO: Marrëveshja e Prespës i solli Maqedonisë së Veriut anëtarësim në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në

Edhe pse procesi ishte  në duart e Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesit Methju Nimic, eurokomisari Han në mënyrë aktive ka ndihmuar  në lehtësimin  e dialogut mes Shkupit dhe Athinës, tregojnë diplomatët  të cilët e kanë ndjekur  procesin e vetë fillimit.

Zgjidhja e kontestit me Greqinë ishte kusht i rëndësishëm  të tejkalohet bllokimi në BE për fillimin e negociatave dhe inkuadrimin në NATO.

“Marrëveshja e Prespës emëron guxim, vizion, lidership politik dhe pajtim, dërgon sinjal të fuqishëm  për rajonin dhe më gjerë”, thotë ish njeriu i parë i politikës së zgjerimit të BE-së.

Ai u përkujtua në procesin e negociatave mes dy palëve si “punë e palodhur dhe negociata të gjata për detaje delikate”, i udhëhequr nga ministrat e  punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.

Marrëveshja ishte element i rëndësishëm për vendet-anëtare të BE-së të japin dritë të gjelbër  për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, e cila tani është në rrugë të mirë drejt BE-së.  Jam krenar dhe i lumtur që kam kontribuuar me ekipin tim për këtë sukses i cili hapi perspektiva të reja për njerëzit e të dyja palëve të kufirit. Para se gjithash, do të dëshiroja t’i nderoj të gjithë  që kanë punuar për këtë sukses, karakteristikë e një fryme të vërtetë evropiane, tejkalim të kontesteve, kalim  i kufijve dhe bashkëpunim për të ardhme  të përbashkët dhe të qetë”, deklaroi Han për MIA.

Pas pesë viteve të kaluara në zgjerim,  komisari Han tani tërësisht  është përkushtuar në gjetjen e  një kompromisi ende  më të rëndë në BE: marrëveshje  për  buxhet  afatgjatë të Unionit në kohën  e krizës më të madhe ekonomike  të kontinentit pas luftës së dytë botërore.

Ndryshe, Marrëveshja e Prespës është ngjarja më e rëndësishme që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, e cila zgjidhi një kontest 27 vjeçar për çështjen e emrit, pasi që Greqia pretendonte se emri dhe flamuri i shteti janë simbole greke dhe se në të ardhmen Maqedonia mund të ketë pretendime territoriale ndaj një rajonit të saj, e cila gjithashtu quhet Maqedoni, shkruan Portalb.mk.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close