Almiri, gjykatësi raportues duhet t’i bindë gjithë kolegët për të mos ia ulur dënimin Iliqit

Pesë gjyqtarët e Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit, sërish do të mblidhen për të miratuar vendim për rastin Almir Aliu. Tani, gjykata e Apelit thotë se vendimi për rastin Almiri ende po shqyrtohet, për dallim nga hera e parë kur tha që është miratuar. Njëkohësisht, gjykatësi raportues i lëndës, rrëfen ekskluzivisht për Portalb.mk se të gjithë gjyqtarët e Këshillit Penal janë në qëndrimin se Iliqi nuk e ka shkelur me qëllim Almirin, andaj duhet t’i ulet dënimi, njofton Portalb.mk.

Ndonëse paraprakisht e konfirmuan nga Gjykata lënda ka përfunduar, dhe se kanë miratuar vendim dhe i njëjti duhet vetëm në aspekt formal të shkruhet, tani kryetarja e Gjykatës, Lidija Dimçevska, e ndryshoi deklaratën dhe thotë se për rastin Almiri gjykatësit sërish do të duhet të mblidhen dhe të diskutojnë.

“Pasi që gjykohet lënda në seancë publike, pas asaj Këshilli mblidhet njëherë, dy tre, pesë herë, këshillohet, argumente, tërë lënda rrotullohet 100 herë derisa të miratohet vendimi. Sipas të gjitha gjasave ende nuk ka vendim që të mund të publikohet vendimi. Unë si kryetare e Gjykatës nuk kam të drejtë t’u bëjë trysni në lëndë se kur do ta marrin vendimin”, tha për Portalb.mk, Dimçevska.

Ajo arsyetohet se për shkak të krizës, është zgjatur kaq shumë kjo lëndë.

Raportuesi i lëndës, Enver Bexheti nuk e mohon që Iliqit do t’i ulet dënimi, por vetëm thotë se një gjë e tillë ende nuk është bërë zyrtare pasi që edhe njëherë duhet mblidhet Këshilli Penal. Ai thotë se vetëm ai është përballë 4 gjykatësve të tjerë të cilët kanë tentuar ta bëjnë vendimin final për t’ia ulur dënimin.

“Vendimi ende nuk është definitiv, ka disa çështje edhe njëherë duhet të takohet këshilli pesëanëtarësh që të marrë vendim definitiv. Ka pasur një tentim për të marrë vendim definitiv, ka pasur qëndrime të kundërta. Shumica e anëtarëve të këshillit penal kanë menduar që të ulet dënimi, madje kishte tentim që të ulet edhe më tepër pasi që nuk paska pasur asnjë dashje, por e njëjta paskësha qenë pakujdesi. Vendimi mund të rishqyrtohet në çdo fazë deri në nënshkrim juridikisht. Pa u verifikuar në AKMIS nuk konsiderohet se është marrë ndonjë vendim. Unë duhet t’i bind që të ndryshojnë qëndrimin për uljen e dënimit, por megjithatë vendimi merret me shumicë votash”, thotë Bexheti.

Gjyqtari Jani Niça i cili është anëtar i Këshillit Penal të Apelit thotë se po e presin Bexhetin të japë raport plotësues, por nuk tregon detaje rreth lëndës.

“Po përgatitet, e presim gjykatësin raportues të na japë raport plotësues dhe do të deklarohemi. Ne mund të takohemi njëherë, dy, tre dhe pastaj do të njoftojmë”, tha shkurt për Portalb.mk, gjykatësi Niça.

Përveç Bexhetit dhe Niçës, në Këshillin Penal anëtarë janë edhe Tatjana Dukovska, Tanja Mileva dhe Lidija Çaçeva.

Portalb.mk konsultoi dhe ekspertë juridikë dhe avokatë, të cilët na thanë se sipas procedurës, pas mbajtjes së seancës publike, Këshilli Penal mblidhet dhe vendos për lëndën. Për lëndën vendoset me shumicë dhe miratohet nëse prej 5 gjykatësve vendosin njëjtë 3 gjykatës.

Disa avokatë që konsultuam, na thanë se sipas praktikave, Apeli pasi të mbajë seancë publike.

Në seancat e Apelit nuk ka propozime apo iniciativa, por vetëm vendime, të cilat më pas rikonfirmohen pasi që të shkruhet aktgjykimi final.

Vendimi i kësaj shkalle mund të ankimohet në Gjykatën Supreme.

Lënda 6 muaj ka fjetur në sirtarët e Gjykatës së Apelit

Lënda 6 muaj ka fjetur në sirtarët e Gjykatës së Apelit duke pritur për vendim. Herën e kaluar, Apeli e riktheu lëndën nga e para.

Nga Gjykata e Apelit e konfirmojnë se është marrë vendim, por thonë se i njëjti duhet të shkruhet dhe për këtë nuk munden të tregojnë se çfarë vendimi është marrë.

“Ka mbaruar procedura, është marrë vendim dhe tani i njëjti po shkruhet, besoj se për dy javë do të jetë gati. Nuk mundem të tregoj se çfarë vendimi është marrë përpara se shkruhet vendimi”, tha për Portalb.mk, kryetarja e Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska.

Portalb.mk, mësoi se Apeli ia kishte ulur dënimin prej 6 në 4 vjet burg, Boban Iliqit, personit i cili e shkeli për vdekje vogëlushin 4-vjeçar nga Kumanova, me automjetin e tij. Gjithashtu, Apeli ia kishte rikonfirmuar dënimet me burg për familjarët e Almirit, në këtë rast, babai i vogëlushit Sadat Aliu do të duhet të qëndrojë në burg 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nga 9 muaj.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirindhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njëjti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lënda shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu prej në nga e para për shkak të shkeljeve që ishin bërë në procedurë. Gjykata Themelore e Kumanovës sërish me të njëjtat dënime i dënoi të akuzuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button