Janë thyer pllakat e vendosura para tre muajve në ShF “Imri Elezi” të Komunës së Çairit

Shkolla Fillore “Imri Elezi” të Komunës së Çairit, më 19 shkurt prezantoi rrumbullakësimin e punimeve, në kuadër të së cilave ishte realizuar ndërrimi i pllakave, dyerve të klasave, dyshemesë së re, por dhe kabinetet e veshjes në sallën për edukatë fizike si dhe punime tjera brenda objektit shkollorë, me qëllim që të ofrojnë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Megjithatë, rreth tre muaj më vonë, punimet e realizuara kanë filluar të dëmtohen. Nga fotografia e bashkangjitura më poshtë, mund të shihet se si janë thyer të gjitha pllakat e korridorit në këtë shkollë, edhe pse tash më dy muaj, nxënësit nuk kalë qenë në shkollë, shkruan Portalb.mk.

Pllakat e vendosura në ShF “Imri Elezi”, Shkurt 2020
Pllakat e thyera në ShF "Imri Elezi", Maj 2020
Pllakat e thyera në ShF “Imri Elezi”, Maj 2020

Drejtoresha e ShF “Imri Elezi”, Merita Koxhaxhiku, tha për Portalb.mk, gjatë një bisede telefonike se nuk e di se si ka ndodhur ky dëmtim, por supozon se mund të ketë qenë jocilësor ngjitësi me të cilin janë vendosur pllakat. Ajo tha se menjëherë është intervenuar në lidhje me këtë dhe siguroi se shumë shpejt pllakat do të rregullohen.

“Krejt në rregull ka qenë në gjithë shkollën është ndërruar, por nuk e di se si ka ndodhur. Edhe mua mbrëmë më lajmëruan, nuk kisha mundësi të shkoja për shkak të orës policore, por unë i kam të punësuarit që janë afër atje. Faktikisht sot veç më janë aty përfaqësuesit e USAID-it dhe investitorët. Punëtorët kanë ardhur sot kanë bërë matjen kështu që, prej të hënës do të fillojnë punën”, tha Koxhaxhiku.

ShF “Imri Elezi”, ka qenë në mesin e 12 shkollave tjera, që kanë fituar këtë projekt të mbështetur nga USAID-i, me 1.900.000 denarë, i cili ka për qëllim integrimin e fëmijëve në shkolla dhe promovimin e diversitetit si vlerë e shoqërisë në përgjithësi dhe në institucionet arsimore në veçanti.

Komuna e Çairit ka qenë pjesëmarrëse dhe ka kontribuar me 2.000.000 denarë të tjera nga buxheti komunal. Ky projekt ka për qëllim integrimin e fëmijëve në shkolla dhe promovimin e diversitetit si vlerë e shoqërisë në përgjithësi dhe në institucionet arsimore në veçanti. Në përmbylljen e projektin që u bë në shkurt të këtij viti, Komuna e Çairit njoftoi se për realizimin e punimeve, kanë kontribuar me mjete financiare edhe afaristët Fatmir Etemi dhe Nazmi Maliqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button