fbpx

Merkeli: Gjermania duhet t’u ndihmojë anëtareve tjera të BE-së të qëndrojnë në këmbë

Gjermania duhet t’u ndihmojë fqinjëve të saj në Bashkimin Evropian që t’i rikuperojnë ekonomitë pasi të përfundojë kriza me koronavirusin, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin me deputetët nga blloku i saj, njofton Portalb.mk.

Sipas disa pjesëmarrësve në takim, Merkeli ka thënë se është kyçe për Gjermanin, si vend eksportues partnerët e saj në Unionin të avancohen, duke iu referuar bisedave për programin për rikuperim të BE-së, vëllimi dhe financimi i të cilave ende nuk është definuar, transmeton Hina.

“Nuk është në interes të askujt vetëm Gjermania të jetë e fuqishme”, potencoi Merkel.

Në takim, ajo është dakorduar me shefin e grupit të deputetëve të CDU/CSU Ralf Brinkhaus se Gjermania do të duhet të transferoj mjete të konsiderueshme në Bruksel, ndërsa për vendimin për këtë ndihmë të jet i kyçur edhe Bundestagu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button