Mickovski: Duam zgjedhje gjatë verës të cilat nuk do ta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski deklaroi sot se janë për mbajtjen e zgjedhjeve këtë verë, por për zgjedhje të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Ai në lajmet e televizionit Telma theksoi se parimi i VMRO-DPMNE-së me të cilin do të prezantohen në takimin e liderëve është që prioriteti i parë dhe themelor është shëndeti i qytetarëve, e pastaj mund të diskutohet për çfarëdo lloj data të cilat do të sigurojnë prezantime korrekte dhe demokratike të platformës politike.

“Që ta shohim se kur do të mbahen zgjedhjet dëshiroj t’i dëgjoj autoritetet shëndetësore dhe pastaj të udhëhiqem, e gjithashtu edhe kryetarin e KSHZ-së se sa kohë nevojitet për përgatitje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha Mickovski.

Ai tha se sipas normave juridike pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nevojiten 60 ditë që të organizohen zgjedhjet.

“Duam zgjedhje këtë verë. Duam zgjedhje të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve. Duam të jenë zgjedhje të cilat do të sjellin pushtet të ri i cili do të dijë të menaxhojë me pasojat nga koronavirusi. E shihni që VMRO-DPMNE-ja kryeson në anketat, por për mua më me rëndësi është jeta e qytetarëve, e jo që të numërohen viktimat nga virusi korona”, sqaroi Mickovski.

Ai shpreson se për datën e zgjedhjeve do të arrihet konsensus me partitë tjera politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button