Guteresh: Koronavirusi i ri liroi “cunami nga urrejtja dhe ksenofobia”

Pandemia e koronavirusit të ri ka arritur të lirojë “cunami nga urrejtja dhe ksenofobia”, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, transmeton Portalb.mk.

Pa përmendur vende të caktuara, Guteresh bëri thirrje për përpjekje të përbashkët për t’i dhënë fund kësaj gjendje.

Guteresh shtoi se migrantët dhe refugjatët, të cilët janë identifikuar si burim i virusit dhe të cilëve u janë shkurtuar të drejtat e trajtimit mjekësor, janë posaçërisht të goditur nga pandemia Kovid-19.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së u bëri thirrje mediave që të heqin “përmbajtjen raciste, mizogjene dhe të dëmshme”, ndërsa institucionet arsimore të përqendrohen në arsimin digjital në kohë kur lajmet e rreme vazhdojnë të përhapen në internet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button