Prokuria ka hapur lëndë për tubimin masiv të besimtarëve në Strugë

Prokuroria e Strugës, ka hapur lëndë pas publikimit të incizimeve dhe fotografive në rrjete sociale në lidhje me prezencën masive të qytetarëve në liturgji fetare, të mbajtur më 7 maj të vitit 2020, me rastin e festës fetare Shën Gjergji, njofton Portalb.mk.

“Procedura e prokurorisë është për shkak të prezencën së qytetarëve në liturgji në kushte të pandemisë, kur nuk respektohen vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për respektim të obligueshëm të rregullave shëndetësore edhe atë në lidhje me ndalesën për tubim në grupe më të mëdha se dy persona, distanca e nevojshme prej më së paku dy metra mes personave dhe mbajtje e patjetërsueshme e maskave mbrojtëse nëse hapësira mes qytetarëve është më e vogël se ajo që lejohet”, kanë informuar nga Prokuroria.

Nga kjo prokurori kanë dorëzuar kërkesë në MPB që të identifikohen dhe të thirren organizatorët e liturgjisë. Po ashtu, ka dhënë urdhër për sigurimin e kamerave të sigurisë nga objektet përreth, që të bëhet identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në ngjarje.

Kujtojmë se, gjatë ditës së djeshme në  Strugë, edhe përskaj masave Qeveritare për parandalim të virusit korona, ku ndalohet grupimi i qytetarëve si dhe obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse, në Strugë në mënyrë tradicionale u zhvillua liturgji fetare në të cilën u mblodhën qindra besimtarë, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk respektuan masat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button