Prokuroria propozoi gjoba prej 2.000 euro për 13 persona për mosrespektim të orës policore në Shkup

Prokuroria Themelore Publike -Shkup deri te Gjykata Penale e Shkupit sot ka ngritur nëntë urdhër- ndëshkime me të cilën përfshihen gjithsej 13 persona të cilët kanë shkelur orën policore. Prokuroria propozon atyre t’u shqiptohen gjoba nga 2.000 euro, njofton Portalb.mk.

“Të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer vepër penale- ‘mosveprim sipas rregullave shëndetësore’ gjatë epidemisë në bazë të nenit 206, paragrafi 1 të Kodit penal. Ata akuzohen për mosrespektim të vendimit për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e RMV-së, pasi në kohën e orës policore janë hasur se si lëvizin në lokacione të ndryshme të qytetit”, informojnë nga Prokuroria.

Prokuroria Publike, Gjykatës madje i ka propozuar që ndaj të akuzuarve të shqiptohet dënim sipas 100 gjobave ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore të caktohet në 20 euro në kundërvlerë denari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button