RMV, Qeveria së shpejti do të sjellë vendim për hapjen e kafeneve dhe restoranteve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi sot se Qeveria, pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shumë shpejtë do të sjellë vendim për hapje të kafeneve dhe restoranteve, por edhe se për sektorin e hotelerisë do të vijoj edhe mbështetje e re nga shteti, pasi të hapen ato, për të cilën pret propozime konkrete nga Oda e Turizmit dhe Hotelerisë, njofton Portalb.mk.

“Për hapjen e kafeneve dhe restoranteve është formuar grup punues, njëkohësisht konsultohen odat ekonomike, a veçanërisht odat që e përfaqësojnë sektorin e hotelerisë. Mendoj se Qeveria, pas konkludimit dhe rekomandimit të Komisionit për sëmundje infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shumë shpejt do të sjellë vendim. Për momentin nuk mund të themi se çfarë vendimi do të sillet nga ana e Qeverisë, apo cili do të ishte rekomandimi që bëhet pas konsultimit me odat ekonomike”, deklaroi Bekteshi.

Ai tha se, mbi 19.000 kompani deri më tani kanë parashtruar kërkesë deri te Drejtoria e  të Ardhurave Publike për masën për pagesën e mbështetjes financiare për pagën e muajit prill dhe maj në vlerë deri 14.500 denarë në muaj për të punësuar.

Ndërkohë, sipas rezultatit të një hulumtimi të Lidhjes së Odave Ekonomike, në lidhje me situatën që po ballafaqohen hoteleritë në këtë periudhë, si dhe a janë të kënaqur nga masa e masën për pagesën e mbështetjes financiare për pagën e muajit prill dhe maj, me vlerë prej 14 500 den, 95% e tyre janë përgjigjur se nuk janë kënaqur, ndërsa 5% se janë të kënaqur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button