RMV, Një grup studentësh krijuan aplikacion për COVID-19

Studentë të programimit nga Full-Stack.NET të Code Academy, kanë krijuar aplikacion të ri falas për ndjekjen e të dhënave për COVID – 19.  Aplikacioni “Korona info” u mundëson qytetarëve të informohen me të dhënat më të fundit për virusin në vend dhe në botë, njofton Portalb.mk.

“Korona info” është rezultat e punës tre javore me vetiniciativë të studentëve, me mentorim të Kire Kocev, Toni Nakevski dhe Jorgos Lambrinidis, të cilët kanë vendosur që t’i implementojnë aftësitë e arritura për një lloj të këtillë të projektit për përdorim publik dhe të rëndësishëm për shoqërinë.

“Ideja ishte që studentët të ushtrojnë aftësitë e tyre të reja që i kanë arritur gjatë Akademisë. Edhe pse ne kemi qenë mentor gjatë projektit, gjithë procesin e kanë bërë vet studentët, nga shkrimit i rreshtit të parë të kodit, deri në vendosjen e projektit në server”, theksoi Kire Kocev, njëri nga mentorët.

Ekipi i Marko Anastasov, Kristijan Bojkov dhe Jordan Mojsov, kanë bërë versionin final i cili është lëshuar në përdorim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button