Kulla Abbco në Emiratet e Bashkuara Arabe është kapluar nga zjarri

Zjarri ka kapluar Kullën Abbco në Sharjah, që është një nga qytetet më të mëdha të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), duke shkaktuar dëme edhe në veturat që ndodheshin në rrugët rreth rrokaqiellit, transmeton Portalb.mk.

Dhjetra zjarrfikës kanë punuar për të shuarur zjarrin duke përdorur edhe dronë, raporton BBC.

Siç bëhet e ditur, tani po vijojnë përpjekjet për ta shuar zjarrin në ndërtesën 48-katëshe.

Nuk ka raporte të deritanishme për viktima ose për shkakun e mundshëm të zjarrit.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje menjëherë pas orës 21:00 sipas kohës lokale.

Khaleej Times nga Dubai raporton se janë evakuuar të paktën pesë ndërtesa që ndodhen pranë, përderisa shërbimi i zjarrfikësve punoi në vendngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button