Dimitrov: Është e pamundur të ndërtoni miqësi nëse e sfidoni identitetin e fqinjit

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, në intervistën e sotme për Top tema në TV Tellma, lidhur me kërkesat e palës bullgare në Kornizën negociuese të mos ketë gjuhë maqedonase dhe pakicë maqedonase thotë se është e pamundur të ndërtohet miqësi, nëse e sfidoni identitetin e fqinjit.

Ministri tha se edhe gjuha nuk është çështje që është lëndë e njohjes apo mosnjnohjes së shteteve dhe se në shekullin 21, posaçërisht në Evropë, nuk mund të mohohet e drejta e vetëvendosjes dhe vetëshprehjes, transmeton Portalb.mk.

Dimitrov përkujton se kjo çështje ështël e vjetër dhe daton që nga vetë fillimi i njohjes, Bullgaria ishte shteti i parë që e njohi pavarësinë e vendit, por kjo çështje, gjatë kohë zvarritet sepse nuk patëm marrëveshje bilaterale.

Theksoi se Marrëveshja vendosë kornizë dhe këto kërkesa, siç thotë, sipas pozitave dhe perspektivave tona dalin jashtë marrëveshjes. “Meqenëse në marrëveshje përmendet gjuha maqedonase dhe është vendosur njejtë me gjuhën bullgare. Kjo do të thotë në mënyrë simetrike dhe reciproke”, tha Dimitrov.

Ai vlerësoi se rreth identitetit dhe gjuhës maqedonase nuk mund të negociohet, posaçërisht pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe për atë shkak sfoda është e madhe sepse nuk mund të heqim dorë nga këto dy qëllime thelbësore.

Sipas tij, ai qëllim duhet të arrihet, por njëkohësisht duhet të ndodhë konferenca e parë ndërqeveritare ku duhet edhe pajtimi i Bullgarisë, si vend-anëtar i BE-së.

Lidhur me atë nëse në agjendën e samitit të nesërm BE-Ballkan Perëndimor do të vendoset edhe kjo çështje, Dimitrov tha se nuk pret në atë nivel në ngjarje të tillë kjo çështje të hapet posaçërisht.

Lidhur me deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski se nëse çmimi për hyrje në BE është të themi se nuk jemi maqedonas dhe se gjuha jonë nuk është maqedonase atëherë nuk na duhet as Unioni, Dimitrov tha se integrimi evropian është me rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button