Virusi korona i ka goditur thellë punëtorët e RMV-së, qindra prej tyre kanë humbur vendet e punës

Dita ndërkombëtare e punës, këtë vit, ka gjetur punëtorët e Maqedonisë së Veriut në gjendje edhe më të përkeqësuar. Kriza e shkaktuar nga koronavirusi, ka goditur thellë ata, duke bërë që qindra punëtorë të humbin vendet e tyre të punës, ndërsa qindra të tjerëve t’iu ulen pagat e tyre, shkruan Portalb.mk.

Për shkeljen e të drejtave të punëtorëve kanë alarmuar sindikata në vendi si dhe OJQ-të.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, tha për Portalb.mk se, nga fillimi i situatës me koronavirusin, LSM-së i janë drejtuar punëtorë për raste të ndryshme, ndërsa fillimisht të punësuarit në kompanitë e huaja në zona. Pjesa më e madhe është se punëtorët dërgohen në pushim të detyruar, të shfrytëzojnë pushimin vjetor.

Darko Dimovski

“Te disa, pas marrjes së vendimit për pushim të përkohshëm të detyruar, u anulohen edhe marrëveshjet për punësim. Gjithashtu, një pjesë e madhe e adresimeve kanë të bëjnë me uljen e 50% nga paga e punëtorit. Kompanitë prej të cilave punëtorët i janë drejtuar LSM, numërojnë më shumë se 22 mijë të punësuar. Është e dukshme se paraqitjet në pjesën më të madhe janë nga punëtorët të cilët nuk janë të organizuar në mënyrë sindikale. LSM, në pajtueshmëri me kapacitetet e tij, mundëson mbrojtje juridike për të gjithë punëtorët që do t’i drejtohen LSM-së”, tha Dimovski.

Ai shtoi se, LSM ka propozuar që të obligohen punëdhënësit që të sigurojnë mjete për mbrojtje personale të punëtorëve dhe mbrojtje të mjedisit të punës në kompanitë.

“Punëdhënësit kanë detyrim të tillë dhe vlerësojmë se të njëjtën duhet ta përmbushin, ndërsa për çdo paraqitje për mosrespektim të kësaj të drejt, LSM është e gatshme që të ngrit procedurë në IShP dhe në organe të tjera kompetente, sepse shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm, ndërsa potenciali njerëzor është baza e çdo shoqërie”, tha Dimovski.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Komitetit të Helsinkit, të publikuar me rastin e 1 majit,  në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar gjithsej 214  denoncime  të cilat kanë përfshirë mbi  3.432 punëtorë. Mbi 461 punëtorë mbetën pa punë,  ndërsa përafërsisht 696 punëtorëve  u është zvogëluar paga, ose aspak nuk janë paguar.

Në komunikatën e këtij komiteti thuhet po ashtu se, shumë punëtorë kohëve të fundit janë mashtruar nga ana e punëdhënësve dhe marrëveshja e punës u është ndërperë në këtë mënyrë.

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut
Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut

“Kërkojmë nga  Qeveria që të krijoj moratorium të të gjitha anulimeve të marrëveshjeve për  punësime  nga ana e punëdhënësve,  dhe i të gjitha zvogëlimeve të pagave në periudhën derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Konsiderojnë se të drejtë  të kompensimit në para për personat e papunë duhet të realizojnë edhe personat të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës për shkak të deklaratës së tyre personale, me marrëveshje ose për shkak të gjoja prishjes së disiplinës”, thuhet në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.

Edhe sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve nëpërmjet një komunikate të përbashkët, kanë kërkuar që të ndërmerren masa të cilat do t’i mbrojnë punëtorët dhe kanë kërkuar të konsultohen  gjatë përgatitjes së masave të cilat kanë të bëjnë me to.

“Kërkojmë të mos u jepet mbështetje financiare firmave të cilat do të largojnë punëtorë nga puna gjatë krizës, të sillet dekret me të cilin paga e punëtorëve nuk do të mund  të zvogëlohen më shumë se 20 për qind dhe kompensim në para të marrin edhe personat  të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës  me marrëveshje ose për shkak të gjoja prishjes së disiplinës. Kërkojmë edhe mbrojtje e punëtorëve të furrave, përkatësisht edhe për to të sigurohet  ndihmë financiare prej 14.500 denarë,  si dhe të ndalohet llogaritja e shkallës së interesit gjatë krizës”, qëndron në komunikatën e tyre.

Për herë të parë pas shumë viteve, për shkak të koronavirusit, sindikatat dhe punëtorët nuk kanë marshuar në rrugë, në shenjë proteste për të kërkuar të drejtat e tyre.

Këtë vit, as qytetarët nuk kanë mundur që këtë ditë ta shënojnë duke dalur në natyrë, apo përmes pikniqeve tradicionale për 1 maj, për shkak të masave për ndalesë të lëvizjes të miratuara nga ana e Qeverisë. Prej ditës së sotme deri në ditën e diel, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do t’u lejohet lëvizja prej orës 05:00 deri në ora 14:00. Ndalesa për lëvizje në tërë shtetin do të fillojë në ora 14:00 dhe do të zgjatë deri më 05:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button