RMV, Aviokompanitë ofrojnë çmime shumë të lira nga fillimi i majit, Ministria e Transportit apeloi të pritet

Aviokompanitë që fluturojnë nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut, tash më kanë filluar me shitjen e biletave për numrin më të madh të destinacioneve prej në Shkup dhe Ohër, edhe pse Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga blerja e biletave për udhëtim jashtë vendit, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh situatën e krijuar me virusin COVID-19, në këtë moment nuk mund të parashikohet se kur përsëri do të vendoset dhe normalizohet transporti ajror. Deri në sjelljen e një vendimi të ri nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u bëjmë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga rezervimet e biletave, me qëllim që të mos kenë harxhime financiare shtesë”, kanë thënë nga Ministria e Transportit.

Megjithatë edhe përkundër kësaj, “Wizzair” shet bileta për fluturime në periudhën pas 17 majit, të cilat për disa destinacione ofrohen edhe me çmim prej 609 den në një drejtim, “Croatia airlines” shet bileta nga Shkupi për Zagreb pas 1 qershorit. “Air Serbia” ofron bileta të avionit nga Shkupi për në Beograd për fluturime, për të cilat vlerëson se mund të organizohen pas 9 majit. Bileta nga Shkupi për në Vjenë përmes “Austrian airlines” mund të blihen për periudhën pas 21 majit.

Ndërkohë, Komisioni Evropian duhet të sjell në maj pakon e re të rregullave për fluturim, të cilat do të kenë ndikim të madh edhe ndaj fluturimeve nga aeroportet e vendit, sepse do të vlejnë për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button