RMV, 51 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 34 janë arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit 51 persona në nivel të gjithë shtetit nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, janë arrestuar 34 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse, njofton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se, sipas të dhënave statistikore gjatë 24 orëve të fundit, 72 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 57 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.

Nëpunësit policorë, siç shtojnë nga MPB, kanë bërë kontrolle të personave në izolim dhe vetëizolim, gjatë të cilave janë konfirmuar se dy persona nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetëizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button