RMV, Transportuesit protestuan kundër rritjes së akcizës së karburanteve

Nëpërmjet një kolone të organizuar kamionësh, autobusësh, furgonë me sirena duke qarkulluar në sheshin e Shkupit, transportuesit e shoqatës Makam-Trans, protestuan kundër rritjes së akcizës së karburanteve dhe kërkuan mbështetje për sektorin e transportit i cili është ndër më të prekurit nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Ata kërkuan shfuqizimin e Dekretit për rritjen e akcizës së karburanteve për tre denarë dhe vendosjen e taksës progresive të të ardhurave për të gjitha aktivitetet ekonomike dhe jo-ekonomike.

Protesta u zhvillua në përputhje me gjitha masat e sigurisë në fuqi duke marrë parasysh gjendjen e koronavirusit, i cili ka zvogëluar vëllimin e punës si në transportin e udhëtarëve ashtu edhe në transportin e mallrave.

Protestën e Makam-trans nuk e mbështeti BEI “Komunikacioni Maqedoni”-AMERIT, anëtarët e të cilit, siç kumtuan prej atje në pjesë më të madhe vlerësuan se kjo nuk do të ndihmonte për dalje nga kriza ekonomike për shkak të koronavirusit. Ata kërkojnë një shpjegim më të hollësishëm të efekteve të masës qeveritare në publik, në mënyrë transparente, por gjithashtu edhe garanci për qëllimin e fondeve të mbledhura dhe shpërndarjen e tyre atje ku është e nevojshme, duke mos lënë anash transportin e mallrave, por edhe transportin e udhëtarëve i cili njëherësh shënon 100 për qind rënie që nga fillimi i pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button