Nancy Pelosi mbështeti Joe Biden-in në kandidaturën për president

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, sot u bë demokratja e fundit me profil të lartë që zyrtarisht mbështeti ish-nënpresidentin Joe Biden në kandidaturën për president, njofton Portalb.mk.

“Sot, jam krenare të aprovoj Joe Biden-in për president të Shteteve të Bashkuara, sepse do të jetë një president i jashtëzakonshëm”, tha ajo në një video-mesazh në Twitter.

“Ai e di se si ta kryejë punën”, tha ajo.

Duke vlerësuar punën e Biden-it në fusha të ndryshme të politikave, Pelosi tha se “Joe Biden sjell vlera dhe integritet për të punuar çdo ditë, sepse ai kurrë nuk harron rrënjët e tij”.

“Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për një udhëheqës të ardhshëm, i provuar në beteja, i cili do të luftojë për popullin: një president me vlera, përvojën dhe mendimin strategjik, që bashkon kombin tonë dhe ndërton një botë më të mirë, më të drejtë për fëmijët tanë”, shtoi ajo.

Dy javë më parë, senatorja Elizabeth Warren dhe senatori i pavarur Bernie Sanders, sfiduesi kryesor i Biden-it për këtë emërim, e mbështetën atë.

Kandidatura e Biden-it është vendosur të bëhet zyrtare në kongresin e demokratëve këtë verë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button