VMRO-DPMNE: Me refuzimin e takimit të liderëve, LSDM tregon papjekuri ndaj çështjeve më të rëndësishme në shtet

VMRO-DPMNE ka reaguar pas konferencës së sotme për media të nënkryetarit të LSDM-së, Kosta Petrov i cili tha se tani nuk ka nevojë për takim liderësh as edhe është koha të diskutohet për zgjedhje, njofton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE vlerësoi se LSDM me refuzimin të thirret takim liderësh, tregon papjekuri ndaj çështjeve më të rëndësishme në shtet.

“Apelojmë në sjellje të mençur dhe të pjekur. Asnjë nga VMRO-DPMNE nuk ka përmendur zgjedhje të shpejta, ndërsa LSDM vazhdon rrejshëm t’i interpretojë punët. Nga njëra anë brifojnë datë për zgjedhje, ngritin iniciativa gjysmë të fshehta për konvokim të Kuvendit apo të luftojnë për karrigen e Zaevit, ndërsa nga ana tjetër në opinion thonë se janë të shqetësuar për shëndetin e qytetarëve”, thekson në reagimin e vet, VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti kanë shtuar se nuk i kanë prioritet zgjedhjet, por shëndetin e qytetarëve dhe ekonominë.

Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë kërkoi që presidenti Stevo Pendarovski të thirr takim të ri liderësh për të gjetur rrugëdalje, për siç thotë, “gjendjen e krizës në të cilën gjendet shteti”.

Ndërkohë, nënkryetari I LSDM-së, Kosta Petrov, deklaroi sot se tani nuk ka nevojë për organizim të një takimi liderësh, pasi momentalisht më e rëndësishme është tejkalimi i pandemisë së koronavirusit dhe zgjidhja e pasojave ekonomike të shkaktuara nga kjo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button