Spanjë, është rritur në mbi 22.900 numri i vdekjeve nga COVID-19

Me 378 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë është rritur në 22.902 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka bërë të ditur shifrat lidhur me rastet dhe vdekjet nga COVID-19 në vend, ku ajo fillimisht ka njoftuar se 381 është numri i vdekjeve ditore duke e përditësuar më pas në 378.

Me 378 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë numri i vdekjeve është rritur në 22.902 ndërsa me 3.995 raste të reja është rritur në 223.759 numri i përgjithshëm i rasteve.

Shifra më e lartë e vdekjeve ditore me burim COVID-19 në vend u shënua më 2 prill me 950 vdekje dhe që nga ajo ditë këto shifra kanë treguar rënie duke vazhduar në 367-440 që prej 19 prillit.

Në 24 orët e fundit nga virusi janë shëruar 3.353 persona duke e rritur në gjithsej 95.708 numrin e të shëruarve.

Spanja pas Italisë është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje nga COVID-19 në Evropë. Ajo është e dyta pas SHBA-së përsa i përket numrit më të madh të rasteve dhe numrit të personave të shëruar.

Spanja renditet në vendin e parë për rastet e infektimit të pesonelit shëndetësor, ku sipas statistikave 20 për qind të rasteve të diagnostikuara me COVID-19 në Spanjë e përbëjnë punonjësit e shëndetësisë. Spanja ndiqet nga Italia me 10 për qind dhe SHBA-ja me 3 për qind.

Qeveria e koalicionit të majtë në Spanjë zgjati deri më 9 maj gjendjen e jashtëzakonshme të cilën e nisi më 14 mars për shkak të COVID-19. Qeveria e cila në fazën e parë ka lejuar fëmijët nën 14 vjeç me kusht që të jenë të shoqëruar me një anëtar të familjes të dalin në rrugë për një kohë të shkurtër dhe vetëm në zonën rreth 1 kilometër larg nga shtëpia, planifikon që nga mesi i majit të lirojë edhe pak gjendjen e jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button