Hulumtim i “Metamorfozis”: Reformat në gjyqësor në gjysmë rrugë mes ligjeve dhe praktikës

Reformat në gjyqësor janë në nivel në të cilin korniza ligjore është pothuajse tërësisht e rrumbullakësuar, me çka BE shpreh kënaqësi nga shkalla e ndryshimeve, partitë janë me qëndrime plotësisht të kundërta, por po ashtu edhe një pjesë e ekspertëve, të cilët janë të ndarë për zgjidhje të caktuara, njofton Portalb.mk.

Këto janë gjetjet kryesore të hulumtimit në këtë temë, që e ka realizuar Fondacioni “Metamorfiz”, në kuadër të projektit rajonal në të cilin vlerësohet në nivel vjetor shkalla e përparimit në disa fusha kyçe, të rëndësishme për afrimin e vendit drejt BE-së.

Në bazë të fushave, segmentet më të rëndësishme në progresin e vendit janë bërë në kornizën ligjore me miratimin e Ligjit të ri për prokurori publike dhe në praktikën e punës së Këshillit Gjyqësor, i cili ka filluar përforcimin e shqyrtimeve të ankesave të gjykatësve, kanë filluar edhe shkarkimet e para, mes të cilave ishte shkarkuar edhe kryetari i Gjykatës Supreme.

Vetingu i gjykatësve mbetet në lojë nga ana e politikanëve, ekspertët janë shprehur kundër, ndërsa tani për tani zbatohet veting i butë nga ana e Komisionit për Antikorrupsion.

Hulumtimi, është përgatitur në pajtueshmëri me të dhënat deri në vitin 2020. Ai është zbatuar në kuadër të projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe procesi i qasjes në BE”. Projeki është mbështetur nga Amasada e Norvegjisë në Beograd dhe nga Fondi Ballkanik për demokraci.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button