Spasovski negativ në testin ndaj Kovid-19

Kryeministri Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Facebook, ka informuar se rezultati i testit që ka marrë sonte për koronavirus është negativ dhe tregoi se ai nuk është bartës i koronavirusit. Spasovski tha se, do të vazhdoj edhe më tej të mbetet në izolim në kushte shtëpiake, në bazë të rekomandimeve të epidemiologëve, njofton Portalb.mk.

“U përmbahem rekomandimeve dhe këshillave të mjekëve, më me disiplinë. Në ditët e vetizolimit prej në shtëpi përmes mjeteve digjitale i kryej të gjitha aktivitetet lidhur me udhëheqjen e Qeverisë në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme. Piku i infektimit është ende këtu, por efektet e respektimit të masave janë të dukshme për të gjithë”, ka shkruar Spasovski.

Ai edhe njëherë ka drejtuar apel deri te qytetarët që çdoherë të mbajnë 2 metra distancë fizike, të mbajnë maskë mbrojtëse dhe të mos grupohen.

Oliver Spasovski, i është nënshtruar vetëizolimit shtëpiak, pasi kishte pasur kontakt me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili më 16 prill u diagnistifikua me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button