RMV, Rritja e akcizës – masë alternative për mbushjen e buxhetit?

Në pritje të vendimit qeveritar për atë se a do të rritet akciza e derivateve të naftës dhe për sa, ekspertët thonë se masa është një nga vendimet për mbushjen e kasës së shtetit në situatë kur e gjithë ekonomia është e goditur nga kriza për shkak të pandemisë së korona virusit, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.

Rritja eventuale e akcizës së derivateve të naftës nuk do të shkaktoj inflacion apo çfarëdo lloj spirale të çmimeve, thotë numri një i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, ai sqaroi se komisioni e mbështetë iniciativën për akcizë për vajra ekstra të lehtë të njëjtësohet me akcizën e dizelit, sepse janë reale keqpërdorimet në lidhje me vajin ekstra të lehtë, apo ndryshe e njohur si nafta e kuq, që krijon vrima në buxhet, për shkak të dallimit prej 9 denarë në akcizën.

Në dy tre muajt e fundit, çmimin e të gjitha derivateve të naftës e kemi zbritur për 20 denarë dhe ka shumë gjasa që për këtë janë ulur edhe të ardhurat në bazë të TVSh-së, të cilat kanë qenë të planifikuara nga shteti, tha Bislimovski. Ai pretendon se rritja e akcizave, nuk do të duhet të shkaktoj çmim goditës ndaj xhepit të qytetarëve.

“Konkretisht, në nëntor, dhjetor dhe janar të vitit 2019, kemi pasur çmime të naftës më të lartë për 20 denarë nga çmimi aktual. Atëherë nuk kemi pasur inflacion dhe as nuk kemi pasur spirale të çmimeve. Përkundrazi, tani çmimi për derivatet e naftës është ulur për 20 denarë dhe nëse ka rritje të akcizës, ajo nuk do të përfaqësoj asnjë harxhim që do të ndikonte në rritjen e harxhimeve të kompanive, sepse në krahasim me janarit, çmimi është ulur për 20 denarë. Ndërsa, unë në periudhën e kaluar, ë te kompanitë te të cilat harxhimi për naftë ka ndikim të madh, nuk kam parë që kanë reduktuar çfarëdo lloj shërbimi”, tha Bislimovski në intervistën javore.

Rritje të akcizave të derivateve të naftës kërkoi Oda Ekonomike e Maqedonisë, sipas së cilës, edhe pse masa është jo populiste, në këto momente të krizës, ajo është e nevojshme që të mbushet pjesa e të ardhurave të buxhetit. Kryetari i kësaj ode, Branko Azeski, ka deklaruar së fundmi se me rritjen e akcizës, në mënyrë direkte do të derdhen para në buxhet dhe jo në kompani dhe se, nuk mund të mendohet se si të mbushet i njëjti.
Propozimin e Odës Ekonomike e kanë kritikuar ashpër Lidhja e Odave Ekonomike, Oda e Maqedonisë Veriperëndimore, Federata e Fermerëve, shoqata e transportit “Makamtrans”. Nga kjo e fundit, thanë se janë kategorikisht kundër shtrenjtimit të akcizës.

“Tani nuk është koha për masa të këtilla. Transporti me kamion është reduktuar për 30%, disa kompani nuk punojnë fare. Kjo do të ishte edhe një goditje për ta. Qëndrimi ynë është se, për diçka të këtillë, do të mund të flitej tre muaj pasi të përfundoj kriza, kur kompanitë të stabilizohen. Por, ne kemi edhe kusht, nëse rritet akciza të respektohet edhe direktiva sipas së cilës, transportierët mund të kthejnë një pjesë të mjeteve të akcizës për naftë të shfrytëzuar për qëllime komerciale”, kanë reaguar nga “Makamtrans”.

Kritika ka drejtuar edhe partia opozitare VMRO-DPMNE

“Qeveria rrezikon inflacion dhe jetë më të shtrenjtë për qytetarët. Çmimi i naftës do të rritet më tej në bursën botërore dhe nëse kësaj i shtohet edhe rritja e akcizës, që do ta bëj Qeveria e Zaevit, atëherë do të kemi çmime evropiane të naftës në kushte të një standardi joevropian”, deklaroi sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.

Një pjesë e analistëve ekonomik thonë se kjo masë në kushte të krizës së koronës, nuk do të reflektohet në sektorin real dhe nuk do t’i godet qytetarët.

“Edhe po të rritet akciza e derivateve të naftës, ajo nuk do të ketë ndikim ndaj rritjes kumulative të çmimeve dhe as nuk do të shkaktoj spirale të inflacionit. Nëse vlerësojmë se në prodhimtarinë klasike, derivatet e naftës janë imputi bazë në prodhimtari, atëherë këtu ndoshta do të kishte implikacione të vogla por të pamjaftueshme që të ndryshoj politikën e çmimeve”, tha profesori, Alaudin Zekiri nga Universiteti i Tetovës.

Në ndërkohë, askush nuk mund të thotë në mënyrë të sigurte se sa do të jetë efekti ndaj ekonomisë së amvisërive të krizës së koronës, sepse akoma nuk dihet se sa kohë do të zgjasë lufta ma pandeminë dhe kur do të filloj të gjallëroj aktiviteti ekonomik. Banka botërore vlerëson rënie prej 0,4%, ndërsa FMN ka skenar më pesimist dhe pret që ekonomia e vendit të ulet prek 4%. Ministria e Financave paralajmëroi se së shpejti do të dalë me vlerësim të vet. Para se të fillojë pandemia me korona virusin, autoritetet maqedonase prisnin rritje prej 3,8%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button