RMV, Sot në orën 16 do të fillojë ora policore e cila do të zgjasë 85 orë

Sot në orën 16 do të filloj ora më e gjatë policore që është zbatuar ndonjëherë, e cila do të zgjasë deri të martën në orën 05:00. Nga ndalesa për lëvizje gjatë kësaj periudhe janë të përjashtuar policia, armata, punonjësit shëndetësorë si dhe marketet dhe restorantet të cilët kryejnë dërgesa të produkteve, njofton Portalb.mk.

Kjo është fundjava e dytë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta kalojnë në karantinë, por këtë javë, për shkak të festave të Pashkëve, ora policore përfshin edhe ditën e hënë, me çka do të zgjas 85 orë.

Autoritetet kanë bërë thirrje që masat e Qeverisë për ndalesën e lëvizjes të respektohen edhe gjatë Pashkëve. Kryeministri Oliver Spasovski, ka thënë se, Qeveria nuk heq dorë as një inç nga vendimet dhe masat të cilat kanë të bëjnë me ndalesën e lëvizjes edhe gjatë kohës së festave të Pashkëve, ndërsa të cilat janë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Me mesazhe të ngjashme, kanë dalë edhe anëtarët e kishës, të cilët përgatitën program të veçantë për festimin e Pashkëve në gjendje të jashtëzakonshme, i cili parashikon liturgji të përditshme, por me një numër të kufizuar besimtarësh, dhe pjesa tjetër të qëndrojë jashtë kishës në distancën e përcaktuar nga njëri-tjetri dhe të mbrojtura me maska dhe doreza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button