RMV, 107 raste të reja me virusin korona, gjithsej 1082 të infektuar, një i vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 107 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1082 persona ndërsa raste aktive janë 914. Ka ndërruar jetë 1 person.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një person nga rrethina e Strugës, 50 vjeçar.

Janë shëruar 23 persona, 5 nga Klinika në Shkup dhe 18 që kanë qenë në mjekim shtëpiak.

Me këtë numri i të shëruarve është 121 ndërsa i të vdekurve 46 .

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 28
Kumanovë 44
– Dibra 2
– Prilep 11
– Strugë 1
Tetovë 5
– Kërçovë 1
– Shtip 1
– Gostivar 2
– Veles 4
– Manastir 6
– Kavadar 1
– Koçan 1

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1082 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 367
  • Kumanovë – 306
  • Prilep  – 100
  • Dibër – 51
  • Strugë – 50
  • Tetovë – 48
  • Veles – 40
  • Shtip – 32
  • Koçan – 26
  • Manastir – 15
  • Gostivar – 12
  • Ohër – 7
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Kriva Pallankë – 4
  • Krushevë – 3
  • Kavadar – 4
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Negotinë – 2

Në 24 orë e fundit janë bërë 660 testime. Nëpërmjet: IShP-së – 468, Fakultetit të Veterinarisë – 21, Avicena – 22, Biotek – 23 dhe Filipi i Dytë – 126. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 10.422 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button