RMV, KGJO: Është rritur numri i lindjeve të parakohshme, kanë vdekur pesë foshnja

Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë-Shkup informoi se në javët e fundit është rritur numri i lindjeve të parakohshme. Nga data 9 e deri në 13 prill kanë vdekur pesë foshnja të lindura parakohe, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Nga KGJO kanë apeluar që lehonat edhe në periudhën e përballjes me Kovid-19, me qetësi dhe pa panik të përgatiten për rezultatin e lumtur të shtatzënisë. Nëse u duhet mbështetje psikologjike të lajmërohen në numrin 078/378-766.

“Shtatzënia edhe në rrethana normale përcillet me lëkundje të emisioneve, shpesh shoqërohet me rritje të ndjeshmërisë dhe shqetësimit, ndërsa është e pritur që Kovid-19 të shkaktojë shqetësim të theksuar te shtatzënat . Për shkak të kësaj, nuk përjashtohet gjendja psikologjike e shtatzënave të ketë ndikim të vet edhe mbi numrit më të madh të lindjeve të parakohshme, në krahasim me lindjen e zakonshme”, thonë nga KGJO.

Në KGJO-Shkup, nga data 9 e deri më 13 prill kanë vdekur pesë foshnja të lindura parakohe me peshë jashtëzakonisht të ulët të lindjes dhe me papjekuri ekstreme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button