Rusia i bëri thirrje SHBA-së të përmbahet nga sulmet e mëtutjeshme të OBSH-së

Moska i bënë thirrje Uashingtonit të përmbahet nga sulmet e mëtutjeshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pas vendimit të SHBA-së të ndalojnë me financimin e kësaj agjencie të KB-së, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Rjabkov, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Ai potencoi se OBSH është në pajtim të plotë me kartën e vet dhe e respektojnë qeveritë e shumë vendeve, si shkencëtarët, mjekët dhe epidemiologët.

“I bëjmë thirrje SHBA-së të përmbahen nga sulmet e mëtutjeshme të OBSH dhe të zhvillojnë politikë përgjegjëse që nuk do ta minojë bazën e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mjekësisë”, tha Rjabkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button