Ganiu: Punimet në Çarshinë e Vjetër nuk kanë për qëllim të tjetërsojnë autenticitetin e saj

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nëpërmjet një konference për media, i është përgjigjur reagimeve të shumta të opinionit në lidhje me rikonstruimin që po bëhet në Çarshinë e Vjetër, njofton Portalb.mk.

Punime në Çarshinë e Shkupit

Punime në Çarshinë e Shkupit

Visari ka mohuar se me këtë rikonstruim, synohet të tjetërsohet karakteri i lashtë autentik i Çarshisë, por sipas tij, bëhet fjalë për një projekt sanimi i cili përfshin vendosjen e gurit me të njëjtin material si ai i mëparshmi – travertin me sipërfaqe prej 1800 m2 dhe i njëjti është i aprovuar nga raporti i analizës për plotësim të kushteve.

Sipas Ganiut, qëllimi është të ruhet pamja e lashtë duke mirëmbajtur gurin travertin, si karakteristikë e Çarshisë., ndërsa për projektin kanë marrë aprovim nga të gjitha institucionet kompetente, përfshirë edhe Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë, e cila po kryen mbikëqyrjen e punimeve.

“Nevoja e zbatimit të këtij projekti është pasojë e dëmtimit të rrugëve të Çarshisë nga disa faktorë: ndikimet atmosferike, qarkullimi i veturave për mallra, intervenimet e ndryshme jo adekuate ndër vite pasi kthimi i tyre në gjendje të mëparshme është bërë në mënyrë joadekuate me beton dhe material tjetër. Po ashtu, përkujdesi i komunës është edhe ajo se gurët të cilët jemi duke i hequr nga kjo rrugë ne po i deponojmë dhe në periudhën në vijim do t’i klasifikojmë dhe do ti përdorim për shtruarjen e rrugës Samarxhiska në Çarshi”, deklaroi Ganiu.

Punime në Çarshinë e Shkupit
Punime në Çarshinë e Shkupit
Punime në Çarshinë e Shkupit

Më tej ai ka sqaruar edhe gjërat e tjera që planifikohen të bëhen në Çarshi, në kuadër të këtij projekti.

Visar Ganiu

“Restaurimin e vitrinave të 43 dyqaneve në Çarshi të Vjetër sipas tipareve të lashta pasi në të kaluarën janë bërë intervenime jo adekuate nga pronarët ose subjekteve tjerë dhe kanë degraduar trashëgiminë kulturore. Vendosje të mbishkrimeve nëpër objekte, vendosje të tendave nëpër objekte, virtualizim i Çarshisë – aplikacion për identifikim dhe përshkrimin e monumenteve në Çarshi, sinjalizim i tërësishëm i Çarshisë së Vjetër”, tha Ganiu.

Në lidhje me këtë është prononcuar edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila po ashtu ka thënë se projekti respekton të gjitha procedurat për mbrojtje të autenticitetit të Çarshisë.

Punime në Çarshinë e Shkupit

Punime në Çarshinë e Shkupit

Në komunikatën e dërguar për media, nga Qeveria kanë informuar se, në kuadër të projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale, Komuna e Çairit ka aplikuar me projektin “Promovimi i turizmit të Çarshinë në Komunën e Çairit” dhe se, të gjtiha aktivitetet realizohen  me qëllim të promovimit të Çarshisë si destinacion kryesor turistik në qytet, për nevojat e turistëve.

Punime në Çarshinë e Shkupit

“Sanimi i kalldërmës – me kalimin e kohës është dëmtuar kalldërma e rrugës. Dëmtimet janë shkaktuar nga disa faktorë: ndikimet meteorologjike, trafiku, kapaciteti i pamjaftueshëm i gurit dhe gërmimet e pjesshme të rrugëve. Për këtë qëllim, projekti parasheh sanimin e kalldërmës në rrugën kryesore (me gjatësi prej 200m apo gjithsej 2249 m2). Të gjitha punimet e ndërtimtarisë që përdoren për rikonstruimin e vitrinave të dyqaneve dhe kalldërma në një tërësi monumentale:  “Çarshia e Vjetër e Shkupit”, janë autentike dhe të miratuara nga persona profesionistë nga Qendra Konzervatorike – Shkup dhe Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Punime në Çarshinë e Shkupit

Ndryshe, në Çarshinë e Vjetër tash më disa javë po punohet. Momentalisht, në rrugën e cila lidh Çarshinë me sheshin Skëndërbe, po gërmohen gurët e vjetër dhe të njëjtit po zëvendësohen me të rinj. Kjo gjë ka shkaktuar reagime të shumta ditëve të fundit te qytetarët. Ata kanë shprehur reagimet e tyre në rrjetet sociale, duke parashtuar dilemën se çfarë po ndodhë me Çarshinë dhe pse po punohet kur në shtet ka gjendje të jashtëzakonshme dhe në pjesën më të madhe të ditën ka orë policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button