RMV, 68 raste të reja me virusin korona, gjithsej 828 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 828 persona ndërsa raste aktive janë 753.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 15
– Kumanovë 18
– Prilep 14
– Strugë 10
– Veles 6
– Gostivar 1
– Tetovë 2
– Koçani 1
– Manastir 1

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 828 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 312
  • Kumanovë – 200
  • Prilep  – 72
  • Dibër – 49
  • Strugë – 43
  • Tetovë – 33
  • Veles – 30
  • Shtip – 27
  • Koçan – 21
  • Manastir – 9
  • Gostivar – 8
  • Ohër – 4
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicë – 2
  • Radovish – 4
  • Kriva Pallankë – 3
  • Krushevë – 3
  • Kavadar – 3
  • Probishtip – 1

Numri i të vdekurve në vend është 34 ndërsa i të shëruarve 41.

Në 24 orë e fundit janë bërë 404 teste. Nëpërmjet IShP-së 300, Fakultetit të Veterinarisë 0, Avicena 9, Biotek 24 dhe Filipi i Dytë 71. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 8.057 teste.

Në Klinikën Infektive janë pranuar 2 pacientë të rinj, ndërkaq gjithsej janë të hospitalizuar 69, 18 janë me ndihmë të oksigjenit, ndërkaq 8 janë në aparate për frymëmarrje.

Në Spitalin “8 Shtatori janë hospitalizuar 6 pacientë. Pacientët janë në gjendje stabile, ndërkaq 1 pacient është përkohësisht me ndihmë të oksigjenit. Në mjekim shtëpian ndiqen 8 pacientë me fotografi të lehtë klinike.

Në Spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 13 pacientë, ndërkaq 13 të tjerë ndiqen në mjekim shtëpiak.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button