RMV, Armata prej sot në patrullim të përbashkët me policinë

Kufiri shtetëror, objektet vitale dhe pikat në zonat e krizës nga sot, së bashku me policinë, do të sigurohen nga anëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shefi i Shtatmadhorisë , gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurqinovski dje informoi se do të vërehet prani e dukshme e Armatës kombinuar me patrullime të përbashkëta me policinë, për sigurimin e të gjitha vendkalimeve shtetërore të atdheut tonë, njofton MIA, përcjell Portalb.mk.

“Kemi kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike, përvojë, njohuri, kemi masa përkatëse. Uniteti, disiplina e të gjithë neve jashtëzakonisht janë thelbësore me qëllim që me sukses të përballemi me krizën, respektim të vazhdueshëm  të masave nga institucionet kompetente”, porositi ai.

Gjenerali shtoi se prej para tre ditëve pas shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë, Armata zbaton dhe kryen obligime të rëndësishme shtesë dhe detyrime, ndërsa tashmë realizojnë aktivitete të përbashkëta në mbështetje të MPB-së.

“Njerëzimi, vendi, rajoni, Evropa dhe Bota lufton me armikun vdekjeprurës të paparë shumë të fuqishëm, por i mposhtur është derisa ne të gjithë së bashku në mënyrë dinjitoze dhe me ashpërsi i respektojmë masat dhe rekomandimet e institucioneve tona shtetërore. Armata tërësisht do të përfshihet në mbështetje të popullatës sonë”, deklaroi Gjurçinovski.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse të infektuar në vend deri në këto momente ka 76 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button