Kallëzim penal për mosrespektimin e masave kundër virusit, Spasovski paralajmëroi edhe burgim

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëroi masa më rigoroze ndaj qytetarëve që nuk do të respektojnë rekomandimet e Qeverisë së Maqedonisë për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Policia dhe shërbimet inspektuese do të jenë maksimalisht të angazhuar. Për secilin që nuk do të respektojë rekomandimet dhe vendimet për vetizolim, do të ketë sanksione serioze, jo vetëm në të holla, por edhe me burg”, deklaroi Spasovski.

Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të sillen me përgjegjësi duke respektuar vendimet e qeverisë, që ditët pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme do të jenë më ashpra gjatë 30 ditëve, por duke mos anashkaluar mundësinë edhe për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Duhet të respektohen vendimet qeveritare, secili të bart një pjesë të përgjegjësisë për menaxhim me koronavirusin. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme i koncentron të gjitha instrumentet e efikasitetit në Qeveri. Lihet hapësirë për sjelljen e rregullave me fuqi ligjore, që të ndryshohen vendime të caktuara ligjore në funksion të menaxhimit me koronavirusin”, deklaroi Spasovski.

Naqe Çulev, Ministri për punë të brendshme gjatë inspektimit të punëve në vendkalimin kufitar, sqaroi se tashmë në SPB-Kumanovë janë sjellë tri kallëzime penale.

“SPB-Kumanovë ka dorëzuar tre vepra penale te Prokuroria publike, për shkak mosrespektimit të masave të Qeverisë dhe në përputhje me nenin 206 të Kodit penal”, deklaroi Çulev.

Ai apeloi deri te qytetarët të respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe të anashaklojnë udhëtimet jashtë vendit.

Ndërkohë, Prokuroria themelore publike – Kavadarci sot ka propozuar kallëzim penal te te Gjykata themelore-Kavadarci për shtate qytetare, që të gjithë nga Kavadarci, për shkak mosrespektimit të masave të Qeverisë gjatë kohës së epidemive, bazuar në nenin 206, paragrafi 1 të Kodi Penal. Prokuroria propozon dënim me të holla në vlerë prej 50 ditëve ditore.

Qytetarët nuk kishin qëndruar në shtëpi, përkundër asaj që gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut më 16 mars kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim në shtëpi.

Ndryshe, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “moszbatim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, DPB Kërçovë ka parashtrashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (35) nga fshati Pllasnicë e Kërçovës.

Nikolla Dimitrov, Ministri për punë të jashtme ka apeluar deri të të gjithë qytetarët të regjistrohen gjithë qytetarët që janë jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Zyrtare: U shpall gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)
LEXO: Kallëzim penal për një kërçovar për shkak “moszbatim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”
LEXO: Dimitrov: Situata nuk po merret seriozisht, edhe përskaj 1.331 persona janë larguar nga RMV-ja
LEXO: Qytetarët që do të dalin nga RMV, do të duhet të nënshkruajnë deklaratë se tre muaj nuk do të kthehen
LEXO: Pas gjendjes së krijuar në Aeroportin e Shkupit, reagon TAV Macedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button