Të akuzuarit për organizimin e 27 prillit në Kuvend, deklarohen të pafajshëm

Sot në Gjykatën themelore penale –Shkup u zhvillua seanca e radhës për sulmin e 27 prillit të vitit 2017-të në Kuvend, transmeton Portalb.mk, pasi muajin e kaluar ishte anuluar gjykimi për organizatorët pasi që mbrojtja kishte kërkuar kohë për t’i parë provat, njofton Portalb.mk.

Sot u dëgjuan gjithë fjalimet e prokurorëve dhe të akuzuarve, si dhe avokatët e tyre.

Ish-ministri Mile Janakieski theksoi se do të dëshmon se është i pafajshëm në lidhje me ngjarjet e 27 prillit.

“Më vjen keq që gjithë të dyshuarit nuk janë këtu, por unë jam këtu dhe 16 muaj jam i arrestuar”, deklaroi Janakievski. Ai kërkoi nga Lubomir Joveski  të hap procedurë për hetime të reja.

Seanca e radhës do të mbahet më 17 mars.

Trajko Veljanovski, ish-kryetari i Kuvendit të RMV-së e vlerësoi gjykimin e tij si të porositur nga qeverisja aktuale. Ai theksoi se është qesharake të llogaritet vepër penale moszbatimi i Rregullores.

Ndryshe, Prokuroria për krim të organizuar do të dëshmojë se të pandehurit Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe drejtori i atëhershëm i DSK-së Vlladimir Atanasovski kishin hartuar plan për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, për ta parandaluar pranim dorëzimin e pushtetit, që rezultoi me sulm më 27 Prill 2017, pati deklaruar prokurorja publike Vilma Ruskovska për aktakuzën kundër organizatorëve të sulmit 3 vjet më parë.

LEXO: Dihet kush i ka hapur dyert e Kuvendit më 27 prill dhe 4 organizatorët që urdhëruan, tha Ruskovska
LEXO: U anulua gjykimi për organizatorët e 27 Prillit: Mbrojtja kërkoi t’i shohë provat
LEXO: Dy vjet nga 27-prilli i 2017-s në Kuvendin e RMV-së: Gruevski azilant në Hungari, deputetë të amnistuar (VIDEO)
LEXO: Rasti i 27 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button