Dëshmitari në “Titanik”: Nuk kam dhënë 1.000 euro për VMRO-në, a u gjeta në listën e donatorëve

Daniella Gruevska, njëra prej donatorëve fiktivë të VMRO-DPMNE-së, sot ka dëshmuar në seancën gjyqësore për rastin “Titanik”, njofton Portalb.mk.

Ajo në vitin 2011-të është gjendur në listën e donatorëve të VMRO-DPMNE-së, edhe atë se ka paguar 60.000 denarë. Dëshmitarja sqaroi se atëherë ka qenë e papunësuar dhe asnjëherë nuk ka dhuruar para për partinë.

Prokurorja, Lile Stefanova, e ka pyeti nëse në vitin 2011 ka paguar 60.000 denarë si donacion në ndonjë parti politike.

“Nuk kam paguar”, tha dëshmitarja, e cila shtoi se asnjë personit tjetër nuk i ka dhënë para që të paguajë në emër të saj.

Ajo sqaroi se ka mësuar se është në listën e donatorëve të VMRO-DPMNE-së kur ka marrë ftesë nga PSP të dëshmojë.

Dëshmitarja për herë të parë është punësuar në vitin 2015-të, dhe punon në një shkollë fillore.

Avokatja Sanja Aleksiq e pyeti Gruevskën nëse ka qenë aktive në politikë dhe nëse ka kryer ndonjë funksion partiak.

“Kam qenë aktive në politikë dhe kam qenë sekretare në Unionin e Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së, por nuk mund të kujtohem nëse kam qenë në vitin 2011-të”, u përgjigj dëshmitarja.

Në vitin 2016-të, kur ka dhënë dëshmi në PSP tha se nuk ka qenë aktive në politikë.

Avokatja e pyeti dhe nëse përpara se të punësohet ka punuar në ndonjë projekt, ndaj së cilës u përgjigj me konfirmim.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski,  si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale grupim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button