Si ishte Maqedonia në 2019-tën? Këto janë gjitha ngjarjet e rëndësishme që duhet të mbahen mend

2019-ta do të mbetet në mendjet tona si viti në të cilin ky shtet u pagëzua me emër të ri. Gjithçka dukej se po shkonte mirë derisa nuk ndodhi “tërmeti” me skandalin më të madh në historinë e vendit. Askush nuk e harron rastin e zhvatjes me emrin “Reket”. Andaj mund të themi që kryefjala e këtij viti është drejtësia e padrejtë.
2019-ta do të mbahet mend si viti kur u shua Prokuroria Speciale e Maqedonisë së Veriut. Në mendjet tona dhe gjatë kohë do të rrotullohen fotografitë e kryeprokurores të mbuluar me atë mbulesë të zezë, ashtu siç është gjendja e drejtësisë në RMV. Shumë raste gjyqësore që dolën nga kjo Prokurori nuk kanë epilog, dhe është tepër zhgënjyese kur nuk shohim të dënohet korrupsioni i lartë.
Shije të hidhur la edhe refuzimi i Francës për tu bërë vend anëtar në Bashkimin Evropian, sepse megjithatë ardhmëria jonë mbetet kyçja në këtë familje evropiane. Mos të harrojmë që as në NATO nuk jemi zyrtarisht, pa marrë parasysh se sa afër jemi dhe arsyet për këtë ngecje. Thjeshtë, ne në 2019-tën nuk u bëmë anëtare në këto dy struktura shumë të rëndësishme për zhvillimin demokratik të vendit tonë. Ishte ky vit i shpresave të mëdha dhe zhgënjimeve gjithashtu të mëdha. Urojmë që 2020 të jetë më e mbarë dhe të mos dëbojë më shumë njerëz se sa janë larguar nga vendi.

Më poshtë, ekipi i Portalb-it ka bërë një radhitje kronologjike e të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.

JANAR

4 janar Për shkak parregullsive, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim lëndën për Almir Aliun, Boban Iliq mbrohet në liri https://ëp.me/patqqI-2rks
11 janar Lëvizjet pro-ruse dhe VMRO-DPMNE protuan para Kuvendit: Hiqni dorë nga ndryshimi i emrit https://ëp.me/patqqI-2rLI
11 janar Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit në “Maqedonia e Veriut” https://ëp.me/patqqI-2rLI
11 janar Bashkësia ndërkombëtare e uroi ndërrimin e emrit të Maqedonisë https://ëp.me/patqqI-2rOq
14 janar Vetëm Rusia dhe VMRO-DPMNE-ja kundër ndryshimit të emrit https://ëp.me/patqqI-2rËt
14 janar Hyri në fuqi Ligji përdorimin e gjuhëve https://ëp.me/patqqI-2rËL
16 janar Është arratisur i dënuari për sulmin ndaj Ziadin Selës, Nikolla Vojminovski https://ëp.me/patqqI-2s3P
17 janar U miratua Ligji për Antikorrupsionin https://ëp.me/patqqI-2s69
25 janar Kuvendi i Greqisë e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë së Veriut iu hap rruga për NATO dhe BE https://ëp.me/patqqI-2sëZ
27 janar Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë https://ëp.me/patqqI-2sGS
28 janar Maqedonia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për njohje reciproke të patentave të shoferit https://ëp.me/patqqI-2sJC
30 janar Ahmeti, Osmani, Milloshoski dhe Janushev shpëtuan nga hetimi, Supremja i ndaloi hetimet e PSP-së https://ëp.me/patqqI-2sOZ
Republika e Maqedonisë së Veriut, foto: Borçe Popovski
Republika e Maqedonisë së Veriut, foto: Borçe Popovski

SHKURT

2 shkurt Shkup, qytetarët paralajmërojnë radikalizim të protestave nëse nuk ndërmerren masa për ajrin e ndotur https://ëp.me/patqqI-2t29
6 shkurt Historike, në Bruksel u nënshkrua Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO https://ëp.me/patqqI-2teU
8 shkurt U votua përbërja e re e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit https://ëp.me/patqqI-2tpF
13 shkurt Tragjedi! 16 të vdekur nga aksidenti i autobusit të “Durmo Turs” në autostradën Shkup – Tetovë https://ëp.me/patqqI-2tLË
16 shkurt Gordana Siljanovska Davkova kandidatja e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje presidenciale https://ëp.me/patqqI-2u0n
18 shkurt Krahu i Afrim Gashit në Lëvizjen BESA e formoi partinë “AlternAtivA” https://ëp.me/patqqI-2u5Ë
25 shkurt “27 prilli”, Talat Xhaferi me zënka e kaloi afatin për votim dhe e ndërpreu seancën për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit https://ëp.me/patqqI-2utm
26 shkurt Ylber Sela është emëruar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe https://ëp.me/patqqI-2ux7
28 shkurt Ish ambasadori Blerim Reka kandidat i pavarur për president e mbështetën ASH-ja dhe L.Besa https://ëp.me/patqqI-2uG7
Foto: Borçe Popovski, Kolektif
Aksidenti në Llaskarcë, foto: Borçe Popovski, Kolektif

MARS

1 mars Koalicioni qeveritar LSDM-BDI zgjodhi Stevo Pendarovski për kandidat presidencial të Maqedonisë së Veriut https://ëp.me/patqqI-2uNU
5 mars Antikorrupsioni ka hapur procedurë për avancimet dhe emërimet në Armatë nga presidenti Ivanov https://ëp.me/patqqI-2uX9
5 mars Me propozim-ligjin e ri për PSP-në, “bombat” s’do të jenë dëshmi në hetimet kundër Ahmetit, Osmanit, Stavreskit, Milloshoskit… https://ëp.me/patqqI-2v03
7 mars Janë dëmshpërblyer me 73 milionë denarë gjashtë ish të dënuarit e pafajshëm në rastin “Sopoti” https://ëp.me/patqqI-2v5P
8 mars Rasti “Titanik 2”, Sasho Mijallkov u dënua me 3 vjet burg, Menduh Thaçi 3.2 vjet, Bedredin Ibraimi 4.5 vjet dhe me nga 3 vjet Aneta Stefanova, Vllatko Sajkovski, Sasho Sërcev  https://ëp.me/patqqI-2uHY
9 mars DOSJE: të bëmat e presidentit Ivanov gjatë mandatit të dytë https://ëp.me/patqqI-2uVf
14 mars Prokuroria ngriti akuzë për aksidentin në Llaskarcë, u arrestuan 7 persona https://ëp.me/patqqI-2vëg
14 mars Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi ligjin e ri për abort https://ëp.me/patqqI-2vyE
15 mars Të akuzuarit për “27 Prillin” u dënuan me gjithsej 211 vjet burg https://ëp.me/patqqI-2vAe
22 mars BFI-ja në sherr me Qeverinë, kërcënoi se në fushatë e zgjedhjeve presidenciale nëpër 700 xhami, hoxhallarët do të flasin për “diskriminimin afatgjatë” https://ëp.me/patqqI-2ë2z
Reka (NR 1) - Siljanovska (NR 2) - Pendarovski (NR 3)
Reka (NR 1) – Siljanovska (NR 2) – Pendarovski (NR 3)

PRILL

7 prill Është gjetur e vdekur në banesën e saj ish-kryetarja e Kisella Vodës, aktorja Biljana Beliçanec https://ëp.me/patqqI-2ëPJ
9 prill Stadiumi i Shkupit u riemërua në “Toshe Proeski” https://ëp.me/patqqI-2ëË3
9 prill Reisi Sulejman Rexhepi është paditur për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes ndaj maqedonasve https://ëp.me/patqqI-2ëËH
13 prill Ka ndërruar jetë ish diplomati Alajdin Demiri https://ëp.me/patqqI-2xbp
16 prill Në RMV është shpallur epidemi e fruthit, masa të rrepta nga Ministria e Shëndetësisë https://ëp.me/patqqI-2xkQ
21 prill Zgjedhje presidenciale: Pendarovski dhe Siljanovska në rrethin e dytë zgjedhor, rezultat i ngushtë mes tyre https://ëp.me/patqqI-2xE7
21 prill Hekuran Duka u zgjodh kryetar i ri i Komunës së Dibrës https://ëp.me/patqqI-2xHX
23 prill Të akuzuarit për vrasjen e komitit Sazdovski, Besim 

Bela, Skender Demiri dhe Jeton Luzha u dënuan me nga 19 vjet burg

https://ëp.me/patqqI-2xMs
23 prill Përplasja BFI, Buzaku: unë jam kryetar, Rexhepi: nuk ka vota muslimane për pushtetin pa reforma në drejtësi https://ëp.me/patqqI-2xOC
Sulejman Rexhepi me imamët e BFI-së dhe Skender Buzaku
Sulejman Rexhepi me imamët e BFI-së dhe Skender Buzaku

MAJ

2 maj BFI-ja i përmirësoi marrëdhëniet me Qeverinë: Apeloi që në mënyrë masive të votohet më 5 maj: E dinë ata për kë https://ëp.me/patqqI-2yh8
5 maj Në rrethin e dytë zgjedhor, Stevo Pendarovski u zgjodh president i Maqedonisë së Veriut https://ëp.me/patqqI-2yuI
7 maj Për herë të parë, kreu i kishës katolike, Papa Francisko e vizitoi RMV-në https://ëp.me/patqqI-2yA5
11 maj Ministrja Shekerinska lajmëroi fundin e “desorosoizimit”, u korrigjua padrejtësia ndaj OJQ-ve në kohën e Gruevskit https://ëp.me/patqqI-2yTb
17 maj Presidenti Pendarovski i nënshkroi ligjet që nuk i dekretonte Ivanovi https://ëp.me/patqqI-2zjl
23 maj Erolld Musliu drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, Pendarovski u përplas me BDI-në https://ëp.me/patqqI-2zEH
28 maj Për shkak “sjelljes së pahijshme”, ministri Filipçe e shkarkoi drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë, Valon Bela https://ëp.me/patqqI-2A1ë
29 maj KE-ja rekomandoi nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë https://ëp.me/patqqI-2A3s
30 maj Personi “El Cheka” publikoi biseda të përgjuara të funksionarëve të BDI-së https://ëp.me/patqqI-2A8Y
Pendarovski - Ivanov, foto: Borçe Popovski
Pendarovski – Ivanov, foto: Borçe Popovski

QERSHOR

3 qershor Vardari kampion, gjatë festimeve pati njerëz të lënduar, vetura të dëmtuara dhe gjuhë e urrejtjes kundrejt shqiptarëve https://ëp.me/patqqI-2Akf
6 qershor Skandal në USHT: Dy funksionarë janë bërë profesorë inordinarë në mënyrë të paligjshme https://ëp.me/patqqI-2Aës
10 qershor U paraburgos dhe më pas u lëshua sekretari shtetëror i Administratës Jahi Jahiu – i dyshuari për ryshfet në tenderë të Fondeve IPA https://ëp.me/patqqI-2AIj
11 qershor Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e deputetit të arratisur, Nikolla Gruevski https://ëp.me/patqqI-2AJi
11 qershor Viktor Dimovski u emërua drejtor i ri në Agjencinë për Siguri Nacionale https://ëp.me/patqqI-2AL4
12 qershor Stevo Pendarovski, zyrtarisht presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut https://ëp.me/patqqI-2yUD
15 qershor Sherr mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për figurën historike Goce Dellçev https://ëp.me/patqqI-2B0s
21 qershor “Almiri”, Gjykata e Kumanovës nuk i përfilli vërejtjet e Apelit, e dënoi Boban Iliqin sikur herën e parë https://ëp.me/patqqI-2Bg1
22 qershor “Bombë”- kryetari i Shutkës, e ka rrahur një person në kabinet https://ëp.me/patqqI-2BjO
25 qershor Policia Financiare, me autoblinda dhe njësi speciale kundër prodhuesve të duhanit në Luboten https://ëp.me/patqqI-2BqL
26 qershor Pas një debati maratonik në Kuvendin e RMV-së, u shkarkuan Fazliu, Tevdovski dhe Lika https://ëp.me/patqqI-2BtM
26 qershor Vesel Memedi dha dorëheqje nga Kuvendi i RMV-së https://ëp.me/patqqI-2Bëc
30 qershor Tetovë, u mbajt protesta e dytë kundër BDI-së dhe rasteve të montuara politike https://ëp.me/patqqI-2BJc
Borisov - Zaev
Borisov – Zaev

KORRIK

1 korrik Prokuroria ngriti aktakuzë për aksidentin e “Durmo Turs”-it, detaje të reja nga parregullsitë https://ëp.me/patqqI-2BKY
4 korrik  Armata e ndryshoi emrin, nga tani do të quhet ARMV https://ëp.me/patqqI-2BVf
9 korrik Kryeministri Zaev është mashtruar nga dy komedianë rus, ka menduar se janë Poroshenko dhe Stoltenberg https://ëp.me/patqqI-2C8O
15 korrik Prokuroria hapi rastin “Reket”, Boki 13 me ndihmën e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, i ka kërkuar reket biznesmenit Orce Kamçev për ta shpëtuar nga lëndët e Prokurorisë Speciale https://ëp.me/patqqI-2Ct6
15 korrik Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva dha dorëheqje https://ëp.me/patqqI-2CrR
26 korrik Protestë për “bombat” e “El Çekës” në Shkup: Filloi me grindje, përfundoi me valle https://ëp.me/patqqI-2CZq
30 korrik Me urdhër të prokurores Katica Janeva janë “pastruar” disa kompjuterë në PSP https://ëp.me/patqqI-2De8
Katica Janeva - Boki 13
Katica Janeva – Boki 13

GUSHT

2 gusht Biznesmeni Sead Koçan u dërgua në burgun e Idrizovës për të mbajtur dënimin 4 vjet e 8 muaj https://ëp.me/patqqI-2DlE
8 gusht Gazeta italiane “La Verita” publikoi një video ku shihet Boki 13 dhe Zoki Kiçeec duke marrë reket nga biznesmeni Orce Kamçev https://ëp.me/patqqI-2DDM
9 gusht “La Verita” publikoi disa përgjime, Katica Janeva dëgjohet duke biseduar me të dyshuarin në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev https://ëp.me/patqqI-2DGB
15 gusht Ndryshuan përshkrimin përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, u përkasin historisë botërore, por pas një dite të njëjtat u demoluan https://ëp.me/patqqI-2E0Ë
16 gusht “Luftë” tregtare mes Maqedonisë së veriut dhe Kosovës, vendosën taksa reciproke për disa produkte ushqimore https://ëp.me/patqqI-2E4H
21 gusht Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva në paraburgim, sipas Prokurorisë është e përfshirë në reketimin e biznesmenit Orce Kamçev https://ëp.me/patqqI-2Eip
30 gusht Kryetar i Këshillit të Prokurorëve, u zgjodh prokurori që mundësoi lirimin e biznesmenit Seat Koçanit nga paraburgimi https://ëp.me/patqqI-2ENm
Boki 13 - Orce Kamçev
Boki 13 – Orce Kamçev

SHTATOR

1 shtator Filloi me punë Agjencia për Siguri Nacionale, DSK-ja shkoi në histori https://ëp.me/patqqI-2ERH
2 shtator Punonjësit e arsimit e filluan vitin shkollor me grevë për rritjen e rrogave https://ëp.me/patqqI-2ETX
4 shtator Administrata në RMV nuk është zvogëluar sipas rekomandimeve të BE-së por është rritur https://ëp.me/patqqI-2F1x
5 shtator Maqedonia e Veriut dhe Kosova i hoqën taksat tregtare https://ëp.me/patqqI-2F4L
5 shtator U mbyll televizioni “1TV”, pronar i të cilit ishte i akuzuari në rastin “Reket” – “Boki 13” https://ëp.me/patqqI-2F6b
10 shtator Këshilli Gjyqësor e shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovskin https://ëp.me/patqqI-2FhR
13 shtator Lëndët e Prokurorisë Speciale i mori në kompetenca Prokuroria Themelore Publike https://ëp.me/patqqI-2Fta
14 shtator Kuvendi dhe Këshilli Gjyqësor e shkarkuan nga detyra kryeprokuroren special, Katica Janeva https://ëp.me/patqqI-2FëS
14 shtator Protestë në Shkup: Të rigjykohen nga ndërkombëtarët rastet ku shqiptarët janë viktima https://ëp.me/patqqI-2Fës
15 shtator Prokurorët e Prokurorisë Speciale janë kthyer në prokuroritë amë https://ëp.me/patqqI-2FyE
24 shtator Kryeministri Zoran Zaev për herë të parë u takua me homologun grek, Kirijakos Micotakis https://ëp.me/patqqI-2FUu
26 shtator Prokuroria vendosi që profesoresha Biljana Vankovska të mos gjykohet për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes për aksidentin në Llaskarcë https://ëp.me/patqqI-2G60
Zaev - Micotakis
Zaev – Micotakis

TETOR

4 tetor Rasti “Rover”, Boshkoski dhe anëtarët tjerë të MPB-së u liruan, burg i përjetshëm për tre serbët https://ëp.me/patqqI-2GëS
4 tetor Pompeo vizitoi Shkupin: Lufta kundër korrupsionit, e rëndësishme si për integrimet ashtu edhe për qytetarët https://ëp.me/patqqI-2Gud
8 tetor Marsh-protesta e punëtorëve kulturorë: S’duam premtime, por miratojeni Marrëveshjen Kolektive https://ëp.me/patqqI-2GG7
9 tetor “Reketi” është zgjeruar me 4 persona fizikë dhe një juridik, e përfshirë edhe deputetja Frosina Remenski https://ëp.me/patqqI-2GK9
10 tetor Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, u mblodhën për nismën rajonale “Mini-Shengen” i Ballkanit Perëndimor https://ëp.me/patqqI-2GNt
14 tetor Zv. ministri Musa dha dorëheqje pas skandalit të ryshfetit 1000 euro për operacionin e prostatës, 100 euro për synetllëk https://ëp.me/patqqI-2GYa
17 tetor Eurodeputeti Ilhan Kjuçjuk nga Bullgaria është raportuesi i ri për RMV-në https://ëp.me/patqqI-2H9q
18 tetor Maqedonia e Veriut nuk mori datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimi Evropian https://ëp.me/patqqI-2Hay
22 tetor Pas dështimit të bisedimeve me BE-në, presidenti Stevo Pendarovski i mblodhi liderët, vendosë për zgjedhje të parakohshme më 12 prill 2020 https://ëp.me/patqqI-2HfY
26 tetor Ballkanit Perëndimor në vend të anëtarësisë i ofrohet formim i zonës së lirë Evropiane ekonomike https://ëp.me/patqqI-2HAq
28 tetor Është arratisur, Igor Spasov, i dënuari për vrasjen e Martin Neshkovskit https://ëp.me/patqqI-2HFË
30 tetor Sali Murati u zgjodh kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese https://ëp.me/patqqI-2HN9
30 tetor Dy helikopterë privatë do të shërbejnë ndihmë mjekësore, kryesisht për individë që transitojnë në RMV https://ëp.me/patqqI-2HME
31 tetor Aktakuzë për Stevço Jakimovskin dhe 10 personave të tjerë për keqpërdorime në legalizim dhe privatizim https://ëp.me/patqqI-2HQI
Bashkimi Evropian - Maqedonia e Veriut, eurointegrime, bisedime, negociata, BE, RMV, Arbnora
Bashkimi Evropian – Maqedonia e Veriut

NËNTOR

1 nëntor Protestë në Shkup, u kërkua rregullimi i statusit të pjesëtarëve të UÇK-së dhe hetim i rasteve gjyqësore “të fabrikuara” https://ëp.me/patqqI-2HP9
1 nëntor Qeveria e “ngriu” tatimin e premtuar progresiv për tre vjet dhe e ktheu tatimin e sheshtë https://ëp.me/patqqI-2HVë
4 nëntor Rasti “Puç”, ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski fitoi 2,5 milionë denarë dëmshpërblim nga shteti https://ëp.me/patqqI-2I4l
5 nëntor “Meta”, “Portalb” dhe “Vërtetmatësi” fitues të çmimit Roberto Beliçanec për vitin 2019 https://ëp.me/patqqI-2I90
8 nëntor MASh-i dhe SAShK-u arritën marrëveshje për rritje të pages për 10% https://ëp.me/patqqI-2Ii6
8 nëntor Derisa barteshin mbeturinat kimikale nga “Ohisi” u derdhën, duke u pastruar u shpërndanë dhe ndotën ajrin https://ëp.me/patqqI-2IkX
10 nëntor Zaev, Vuçiq dhe Rama në Ohër, takim i dytë për “Mini-shengenin” ballkanik https://ëp.me/patqqI-2Inr
15 nëntor U vjetrua lënda për Buçkovskin në lidhje me blerjen e pjesëve të tankeve në vlerë prej 2.5 milionë euro https://ëp.me/patqqI-2ICS
16 nëntor Është arratisur ish-truproja e Sasho Mijallkovit, i cili ishte në arrest shtëpiak https://ëp.me/patqqI-2IEt
18 nëntor Specializantët protestuan përpara Ministrisë së Shëndetësisë për rroga më të mëdha https://ëp.me/patqqI-2II2
19 nëntor Ish prokurorja speciale, Katica Janeva u lëshua në paraburgim shtëpiak https://ëp.me/patqqI-2INq
26 nëntor 51 viktima nga një sëri tërmetesh në Shqipëri, dridhjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut https://ëp.me/patqqI-2J5b
27 nëntor Reisi Sulejman Rexhepi nuk do të gjykohet për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes ndaj maqedonasve https://ëp.me/patqqI-2Jb3
28 nëntor Zaevin përsëri kanë dashur ta mashtrojnë në telefon, janë paraqitur si aktivistja Greta Thunberg https://ëp.me/patqqI-2Je5
28 nëntor Ka ndërruar jetë Llukovski, ish drejtor i T-Mobile, i dyshuar në një rast të PSP-së dhe dëshmitar në rastin “Reket” https://ëp.me/patqqI-2Jg6
29 nëntor Protestë kundër ndotjes së ajrit në Shkup https://ëp.me/patqqI-2J9N
29 nëntor Gjykata Kushtetuese tentoi t’i

aktivizojë amnistitë e Ivanovit për Gruevskin, Jankulloskën, Mijalkovin, Janakievskin, Protogjerin

https://ëp.me/patqqI-2Jhl
Vladimir Petreski - Vërtetmatës, Elida Zylbeari - Portalb dhe Zoran Andonovski - Meta
Vladimir Petreski – Vërtetmatës, Elida Zylbeari – Portalb dhe Zoran Andonovski – Meta

DHJETOR

3 dhjetor Filloi gjykimi për rastin “Reket” https://ëp.me/patqqI-2Jrr
4 dhjetor RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket” https://ëp.me/patqqI-2JuD
4 dhjetor Maqedonia mysafir special i Samitit të NATO-s – njihet si partner i  ardhshëm i barabartë https://ëp.me/patqqI-2Jy2
5 dhjetor Prokuroria ka hapur parahetim kundër VMRO-DPMNE-së, nuk i ka paguar borxhet e fushatës zgjedhore presidenciale https://ëp.me/patqqI-2JCx
11 dhjetor “Bomba” të reja për rastin “Reket”: Çanta me para ka pasur GPS, nuk është te Zaevi https://ëp.me/patqqI-2JSZ
12 dhjetor BDI dhe VMRO-DPMNE me mbi 6.000 amendamente kundër LSDM-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor https://ëp.me/patqqI-2JËt
12 dhjetor Maksim Acevski u zgjodh kryerevizor shtetëror https://ëp.me/patqqI-2JXG
14 dhjetor Koce Trajanovskit i është vjetërsuar lënda, nuk do të përndiqet për zgjedhjen e drejtorit të Ujësjellësit https://ëp.me/patqqI-2K38
17 dhjetor Qeveria e RMV-së nuk do të blejë më prodhime të plastikës https://ëp.me/patqqI-2KcE
23 dhjetor “Titanik 2”, Gjykata e Apelit i ka shfuqizuar dënimet me burg për Menduh Thaçin dhe Sasho Mijallkovin https://ëp.me/patqqI-2Kte
24 dhjetor Këshilli i Sigurimit i Maqedonisë së Veriut për here të parë diskutoi për mbrojtjen e mjedisit https://ëp.me/patqqI-2Kvm
24 dhjetor U shfuqizua njësiti policor “Alfa” https://ëp.me/patqqI-2Këd
24 dhjetor Bllokadat për “TNT” arritën sukses, pas dy vjetëve punë, rasti do u kthye në rigjykim https://ëp.me/patqqI-2Kvy
25 dhjetor U shkarkua gjykatësi Vlladimir Pançevski, i akuzuar për kurdisje të lëndëve gjyqësore https://ëp.me/patqqI-2KzZ
27 dhjetor Ish drejtori i ELEM-it dhe dy të punësuar u dënuan me tre vite burg në rastin “Tarifa” https://ëp.me/patqqI-2KEë
30 dhjetor U arrestuan disa zyrtarë komunal të Tetovës, anëtari i Këshillit Gjyqësor Zoran Teofillovski, dyshohet se ka përvetësuar pronë shtetërore në mënyrë të paligjshme https://ëp.me/patqqI-2KN1
Mijallkov - Thaçi
Mijallkov – Thaçi

LEXO MË SHUMË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button