Të gjitha ngjarjet e rëndësishme që shënuan Maqedoninë në vitin 2016!

Duke mos dashur të emërtojmë këtë vit me epitete të stilit: vit i protestave apo i krizës së stërzgjatur politike apo dhe i borxheve dhe ekonomisë së keqe, që me gjasë do t’i kishte merituar, po e lëmë të themi që 2016-ta ishte një vit shumë i vështirë për Maqedoninë.
Liderët politik që disa herë u moren vesh, me anë të tërheqjes së veshit nga ndërkombëtarët, më në fund lejuan të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare… të cilat e kanë tepruar shpeshtësinë, për një vend të vogël si Maqedonia. Megjithatë, populli maqedonas nuk ka ndryshuar shumë mendësinë, sërish partia e Gruevskit doli fituese ndërsa te shqiptarët pamë dëshirën për ndryshime demokratike.
Na gëzoi dorëheqja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, por jo dhe kukulla që ai vëndosi në pozitë Emill Dimitriev.

Prokurorja Speciale, Katica Janeva dhe dy figurat tjera më të njohura të PSP-së Fatimja dhe Lençe disa herë na ngritën adrenalinën duke zbardhur rastet më të reja të tyre, megjithatë gjyqësori i kalbur dhe nën kthetrat e “kushëritit të madh” nuk lejoji të ketë burgosje dhe epilog gjyqësor për “më të mëdhenjtë e krimit” në Maqedoni.

Pamë lojën standarde BDI-VMRO, duke nisur protesta dhe kundër protesta për kryqa dhe shqiponja, por këtë herë, populli nuk “e hëngri” lojën e tyre për defokusim të vëmendjes nga ngjarjet e vërteta politike.

Kishte shumë protesta në shumë ngjyra, “kundër regjimit” dhe fikusit që e quajmë president, Gjorge Ivanov i cili shkoi dhe fali të dyshuarit për krim në Maqedoni, që më pas “të kuptojë” që ka bërë gabim.

Vërshimet ishin edhe më të egra dhe morën më shumë jetë ndërsa ajri mbeti i ndotur! Edhe këtë vit, refugjatët e mjerë shkelën dhe qëndruan më gjatë në truallin tonë, deri sa u mbyll ruta Ballkanike.

Për hajër na qoftë 2017-ta, mbetet të formohet Qeveria e re, dhe presim që ajo mos të jetë me anti-shqiptarët si Gruevski dhe deputeti i tij, kryesi i krimeve të luftës-Johan Tarçullovski.
Gëzuar dhe me shëndet!

Më poshtë Portalb ka bërë një radhitje kronologjike e të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.

NGJARJET E VITIT

JANAR

4 janar Bogovinë, protesta para Komunës, akuzojnë Idrizin për ndërhyrje në ujësjellës, Idrizi mohon http://portalb.mk/229017-bogovine-protesta-para-komunes-akuzojne-idrizin-per-nderhyrje-ne-ujesjelles-idrizi-mohon/
7 janar Ambasada e Maqedonisë në Osllo, në listën top 10 për mospagim të gjobave të komunikacionit http://portalb.mk/229679-ambasada-e-maqedonise-ne-osllo-ne-listen-top-10-per-mospagim-te-gjobave-te-komunikacionit/
11 janar Autoshkollat në protestë përpara Qeverisë kundër vendosjes së kamerave (VIDEO) http://portalb.mk/230563-autoshkollat-ne-proteste-perpara-qeverise-kunder-vendosjes-se-kamerave-video/
12 janar Antishqiptari Toni Naunovski në krye të komisionit antidiskriminim http://portalb.mk/230766-maqedoni-nje-antishqiptar-ne-krye-te-komisionit-antidiskriminim/
13 janar Votuesit nga Pusteci pranojnë pajisjen me letërnjoftime në mënyrë të paligjshme (VIDEO) http://portalb.mk/231146-votuesit-nga-pusteci-pranojne-pajisjen-me-leternjoftime-ne-menyre-te-paligjshme-video/
13 janar Edhe një edicion kontrovers i  karnevalit të Vevçanit http://portalb.mk/231375-karnavali-i-vevcanit-isis-katica-sherbimet-sekret-foto/
14 janar Nikolla Gruevski dha dorëheqje nga posti i kryeministrit http://portalb.mk/231860-nikolla-gruevski-jep-doreheqje/
14 janar Emil Dimitrievski – kryeministri i ri i Maqedonisë http://portalb.mk/231890-ja-kush-mund-te-jete-kryeminister-i-qeverise-kalimtare/
15 janar Pasko Kuzman dënohet me tre vite burg http://portalb.mk/232108-pasko-kuzman-denohet-me-tre-vite-burg-2/
16 janar Dështojnë bisedimet në Përzhino http://portalb.mk/231938-deshtojne-bisedimet-ne-perzhino-ja-deklaratat-e-lidereve-video/
18 janar Me 71 vota “për”, deputetët e shumicës parlamentare i dhanë dritë jeshile Qeverisë Kalimtare http://portalb.mk/233413-me-71-vota-per-deputetet-e-shumices-parlamentare-i-dhane-drite-jeshile-qeverise-kalimtare/
23 janar Në Saraj u shpalos shtatorja e heroit legjendar, Isa Boletini http://portalb.mk/235297-ne-saraj-u-shpalos-shtatorja-e-heroit-legjendar-isa-boletini/

SHKURT

2 shkurt KSHZ e miratoi metodologjinë për pastrimin e Listës Zgjedhore http://portalb.mk/238948-kshz-e-miratoi-metodologjine-per-pastrimin-e-listes-zgjedhore/
3 shkurt Sindikati i Jugohromit proteston: Të fillojë procesi prodhues http://portalb.mk/239238-sindikati-i-jugohromit-proteston-te-filloje-procesi-prodhues/
5 shkurt Mbyllet “Carrefour” me miliona euro borxh ndaj kompanive dhe bankave http://portalb.mk/239992-mbyllet-carrefour-me-miliona-euro-borxh-ndaj-kompanive-dhe-bankave/
10 shkurt Debat i ashpër mes Zaevit dhe kryeredaktorit të “Sitelit” Llatas http://portalb.mk/242150-debat-i-ashper-mes-zaevit-dhe-kryeredaktorit-te-sitelit-llatas/
10 shkurt Prishtina liron Demirin dhe Ismailoviqin http://portalb.mk/242090-prishtina-liron-demirin-dhe-ismailoviqin/
10 shkurt Almir Drplanin dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e policit http://portalb.mk/242056-almir-drplanin-denohet-me-burg-te-perjetshem-per-vrasjen-e-policit/
11 shkurt Llatas ofendon popullin turk, reagon ambasadori i Turqisë në Shkup http://portalb.mk/242371-llatas-ofendon-popullin-turk-reagon-ambasadori-i-turqise-ne-shkup/
12 shkurt Rasti “Titanik” – 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës http://portalb.mk/242696-1-person-i-arrestuar-7-te-tjere-i-pret-fati-i-njejte-ne-urdher-te-janeves/
14 shkurt Shqiponja dykrerëshe vëndoset në një vend-rrotullim në Çair, reagon Qyteti i Shkupit http://portalb.mk/243449-shqiponja-dykrereshe-vendoset-ne-nje-vend-rrotullim-ne-cair-reagon-qyteti-i-shkupit/
18 shkurt “Shkupi 2014”, 50 milion euro për fasada me stil barok http://portalb.mk/245138-shkupi-2014-50-milion-euro-per-fasada-me-stil-barok/
19 shkurt Dështojnë bisedimet për mediat, partitë nuk arrijnë marrëveshje http://portalb.mk/245200-deshtojne-bisedimet-per-mediat-partite-nuk-arrijne-marreveshje/
23 shkurt Miratohet data e re e zgjedhjeve në Maqedoni, 5 qershori http://portalb.mk/246697-ilija-dimovski-konfirmon-zgjedhje-te-parakohshme-me-5-qershor/
24 shkurt Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor http://portalb.mk/246907-gjykata-kushtetuese-pranoi-qe-presidenti-mund-ti-amnistoje-mashtruesit-zgjedhor/
24 shkurt Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve http://portalb.mk/247067-proteste-kunder-gjykates-kushtetuese-kerkohet-doreheqja-e-gjykatesve-foto/
25 shkurt Mijëra refugjatë janë të robëruar në kufirin greko-maqedonas (VIDEO) http://portalb.mk/247244-mijera-refugjate-jane-te-roberuar-ne-kufirin-greko-maqedonas-video/
27 shkurt Vendoset gur-themeli i kryqit në Butel http://portalb.mk/248063-vendoset-gur-themeli-i-kryqit-ne-butel-foto/
27 shkurt Sulmohet fizikisht Todor Petrov, njëri ndër donatorët e kryqit në lagjen Butel http://portalb.mk/248119-sulmohet-fizikisht-todor-petrov-njeri-nder-donatoret-e-kryqit-ne-lagjen-butel/

MARS

1 mars “Jugohrom” filloi me punë, ministria e pafuqishme, reagime të shumta http://portalb.mk/248987-jugohrom-filloi-me-pune-ministria-e-pafuqishme-reagime-te-shumta/
2 mars Për 15 hithra dhe 20 marule – 150 euro dënim (VIDEO) http://portalb.mk/249146-per-15-hithra-dhe-20-marule-150-euro-denim-video/
2 mars Mafia urbane, ndërtesat  gjigante në Çair po dëmtojnë banorët http://portalb.mk/247677-mafia-urbane-ndertesat-gjigante-ne-cair-po-demtojne-banoret-foto/
3 mars Protesta kundër kryqit në Butel, BDI prish themelin, vendos http://portalb.mk/249783-live-protesta-kunder-kryqit-ne-butel-bdi-prish-themelin-vendos-tendat-foto/
5 mars Protesta përpara Gjykatës Kushtetuese: Ta mbrojmë Kushtetutën nga gjykatësit http://portalb.mk/250322-protesta-perpara-gjykates-kushtetuese-ta-mbrojme-kushtetuten-nga-gjykatesit-fotovideo/
5 mars Protestë përpara MPB-së, kërkohet dorëheqja e Spasovskit http://portalb.mk/250366-proteste-perpara-mpb-se-kerkohet-doreheqja-e-spasovskit-foto/
8 mars Radhë me tenda në Idomeni, të bllokuar 12.000 refugjatë (VIDEO) http://portalb.mk/251251-radhe-me-tenda-ne-idomeni-te-bllokuar-12-000-refugjate-video/
10 mars Kryesia e ngushtë e RDK me letër të hapur sqaron iniciativën për shkarkimin e Vesel Memedit http://portalb.mk/252121-kryesia-e-ngushte-e-rdk-me-leter-te-hapur-sqaron-iniciativen-per-shkarkimin-e-vesel-memedit/ 
15 mars Partitë shqiptare nuk protestojnë kundër faljes së pedofilisë dhe krimit zgjedhor http://portalb.mk/254110-partite-shqiptare-nuk-protestojne-kunder-faljes-se-pedofilise-dhe-krimit-zgjedhor/
15 mars Kundër-protestuesit nisin protestën para Gjykatës Kushtetuese http://portalb.mk/253958-kontra-protestuesit-nisin-protesten-para-gjykates-kushtetuese/
16 mars Gjykata Kushtetuese votoi ligjin për falje të pedofilëve dhe mashtruesve zgjedhor http://portalb.mk/254401-gjykata-kushtetuese-votoi-ligjin-per-falje-te-pedofileve-dhe-mashtruesve-zgjedhor/
22 mars Sllobodan Bogoevski është lëshuar nga Burgu i Kumanovës http://portalb.mk/256407-sllobodan-bogoevski-eshte-leshuar-nga-burgu-i-kumanoves/
25 mars Rasti “Celula”, dënohen 6 persona http://portalb.mk/257606-rasti-celula-denohen-6-persona/
28 mars Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO) http://portalb.mk/258497-mijallkov-dhe-6-te-punesuar-ne-mpb-te-dyshuarit-e-rastit-tortura-video/
28 mars Trafikimi i emigrantëve vazhdon, 600 euro nga Gjevgjelia deri në Vaksincë (VIDEO) http://portalb.mk/258429-trafikimi-i-emigranteve-vazhdon-600-euro-nga-gjevgjelia-deri-ne-vaksince-video/
30 mars Rasti “Fortesa”, Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim http://portalb.mk/259206-rasti-fortesa-jankulloska-dhe-kater-persona-te-dyshuar-per-shkaterrim-te-mjeteve-per-pergjim/

PRILL

3 prill Ahmeti caktoi ministrat e ri të BDI-së, ja lista zyrtare http://portalb.mk/260868-ahmeti-caktoi-ministrat-e-ri-te-bdi-se-ja-lista-zyrtare/
12 prill Ivanov i falë të gjithë politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre që janë nën hetime http://portalb.mk/264329-ivanov-i-fale-te-gjithe-politikanet-dhe-bashkepunetoret-e-tyre-qe-jane-nen-hetime/
12 prill Protestë përpara zyrës së Ivanovit, qytetarët gjuajnë me vezë http://portalb.mk/264379-proteste-perpara-zyres-se-ivanovit-qytetaret-gjuajne-me-veze/
13 prill Publikohen emrat në Gazetën Zyrtare, ja cilët persona i fali Ivanov http://portalb.mk/264631-publikohen-emrat-ne-gazeten-zyrtare-ja-cilet-persona-i-fali-ivanov/
13 prill Demolohet zyra e Ivanovit, MPB arrestoi 12 persona http://portalb.mk/264757-videofoto-protesta-mpb-arrestohen-12-persona/
14 prill Studentët e okupojnë Fakultetin Juridik pas vendimit të Ivanovit http://portalb.mk/265065-studentet-e-okupojne-fakultetin-juridik-pas-vendimit-te-ivanovit-video/
14 prill 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim http://portalb.mk/265061-22-te-dyshuar-ne-rastin-e-psp-se-transportues-per-11-kerkohet-paraburgim/
14 prill OJQ-të ua prenë rrugën ambasadorëve. I ftojnë që t’u bashkëngjiten në protesta http://portalb.mk/265049-ojq-te-ua-prene-rrugen-ambasadoreve-i-ftojne-qe-tu-bashkengjiten-ne-protesta-foto/
18 prill Protestat civile kundër Ivanovit zgjerohen në mbarë Maqedoninë http://portalb.mk/266480-protestat-e-shoqerise-civile-kunder-presidentit-gjorge-ivanov-i-cili-me-12-prill-solli-vendim-per-faljen-e-gjithe-politikaneve-dhe-bashkepunetoreve-te-tyre-qe-jane-nen-hetime-po-zgjerohen-ne-mbare-t/
20 prill “Raportuesit pa kufij”: edhe një rënie për Maqedoninë http://portalb.mk/267212-raportuesit-pa-kufij-edhe-nje-renie-per-maqedonine/
21 prill Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO) http://portalb.mk/267652-rasti-tnt-ja-si-u-shemb-kompleksi-banesor-kosmos-video/
21 prill Gazetari Zoran Bozhinovski është arrestuar http://portalb.mk/267699-e-konfirmuar-gazetari-zoran-bozhinovski-eshte-arrestuar/
27 prill Të shtënat në Kapishtec, dëshmitari i PSP-së Kosta Kërpaç pa shenja jete http://portalb.mk/269942-te-shtenat-ne-kapishtec-nje-person-pa-shenja-jete/
28 prill Gjykata e Apelit konfirmoi: 14 vjet burg për Naser Eshtrefin për vrasjen në Gjorçe http://portalb.mk/270117-gjykata-e-apelit-konfirmoi-14-vjet-burg-per-naser-eshtrefin-per-vrasjen-ne-gjorce/

MAJ

9 maj Protestë në Kumanovë për “Lagjjen e Trimave” http://portalb.mk/273697-lagjja-e-trimave-heshtja-e-kumanovareve-foli-per-porosine-e-tyre-fotovideo/
9 maj Kumanovë, një vit pas ngjarjeve të 9 majit, banorët kërkojnë përgjigje (VIDEO-FOTO) http://portalb.mk/271266-kumanove-nje-vit-pas-ngjarjeve-te-9-majit-banoret-kerkojne-pergjigje-foto/
9 maj Shkup, protesta “Dita D”: Duam Maqedoni që do t’i takojë të gjithëve (FOTO/VIDEO) http://portalb.mk/273751-shkup-protesta-dita-d-duam-maqedoni-qe-do-ti-takoje-te-gjitheve-fotovideo/
18 maj Dënohen me burg të akuzuarit e rastit “Celula” http://portalb.mk/276642-denohen-me-burg-te-akuzuarit-e-rastit-celula/
20 maj Vetëm 12 persona kanë kërkuar tërheqjen e abolimit http://portalb.mk/277302-vetem-12-persona-kane-kerkuar-terheqjen-e-abolimit/
21 maj Vendoset përmendorja e Pjetër Bogdanit http://portalb.mk/277713-vendoset-permendorja-e-pjeter-bogdanit-fotovideo/
28 maj Faktori ndërkombëtar me qëndrim të prerë: Të tërhiqet plotësisht falja! http://portalb.mk/279980-faktori-nderkombetar-me-qendrim-te-prere-te-terhiqet-plotesisht-falja/
27 prill Ivanov e tërheqë faljen për 22 persona http://portalb.mk/279887-ivanov-e-terheqe-faljen-per-22-persona/
31 maj Dënohen Zahir Bekiri – Çaushi dhe vëllai i tij http://portalb.mk/280795-denohen-zahir-bekiri-caushi-dhe-vellai-i-tij/

QERSHOR

2 qershor Udhëheqësia e VMRO – DPMNE-së, në fotografi artistike në selinë partiake http://portalb.mk/281406-udheheqesia-e-vmro-dpmne-se-ne-fotografi-artistike-ne-seline-partiake-fotovideo/
3 qershor Pas pesë viteve, lirohet nga burgu Lube Boshkoski http://portalb.mk/281871-pas-pese-viteve-lirohet-nga-burgu-lube-boshkoski/
6 qershor Ivanov i shfuqizoi të gjitha vendimet për falje http://portalb.mk/282705-ivanov-i-shfuqizoi-te-gjitha-vendimet-per-falje/
7 qershor I dërguari Hajndëll u takua me kreun politik në Maqedoni, ja se çfarë thanë ata http://portalb.mk/283083-i-derguari-hajndell-u-takua-me-kreun-politik-ne-maqedoni-ja-se-cfare-thane-ata/
10 qershor Ndërroi jetë Darko Markoviq, autori dhe karikaturisti legjendar i “Pecko-s” http://portalb.mk/284074-nderroi-jete-darko-markoviq-autori-dhe-karikaturisti-legjendar-i-pecko-s/
14 qershor Vaji i kanabisit në barnatoret e Maqedonisë: Ja si duket, si përdoret dhe sa kushton (FOTO) http://portalb.mk/285345-vaji-i-kanabisit-ne-barnatoret-e-maqedonise-ja-si-duket-si-perdoret-dhe-sa-kushton-foto/
14 qershor Dorëhiqet zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski http://portalb.mk/285585-zevendes-kryeministri-stavrevski-zbulon-arsyet-e-doreheqjes/
23 qershor Sulejman Osmani ekstradohet nga Kosova në Maqedoni http://portalb.mk/289164-sulejman-osmani-ekstradohet-nga-kosova-ne-maqedoni/
25 qershor Vendoset përmendorja e Nexhat Agollit në sheshin “Maqedonia” (VIDEO dhe FOTO)  http://portalb.mk/289841-vendoset-permendorja-e-nexhat-agollit-ne-sheshin-maqedonia-video-dhe-foto/
26 qershor Kumanovë: Qëllimisht godet me veturë një familje tre anëtarëshe, ndërron jetë 5 vjeçari Almir Aliu http://portalb.mk/290310-kumanove-qellimisht-godet-me-veture-nje-familje-tre-anetareshe/
27 qershor Nikolla Jankullovski është rektori i ri i UKM-së. http://portalb.mk/290809-nikolla-jankullovski-eshte-rektori-i-ri-i-ukm-se/
30 qershor Policia e dhunshme, godet dhe tërheq zvarrë studentet para PSUKM http://portalb.mk/292063-plenumi-studentor-psukm-me-njesi-speciale-policore-mblodhi-kutite-e-votimit/
KORRIK
1 korrik Pas një nate të tensionuar, PSUKM deklaroi se Davor Popovski është kryetar i tyre http://portalb.mk/292102-pas-nje-nate-te-tensionuar-psukm-deklaroi-se-ka-zgjedhur-kryetar/
3 korrik Edhe QTQ-Shkup me fasadë baroku http://portalb.mk/292863-edhe-qtq-shkup-me-fasade-baroku/
4 korrik Protestë“Për drejtësi”: Dënim maksimal për vrasësin e Almirit të vogël http://portalb.mk/293134-per-drejtesi-denim-maksimal-per-vrasesin-e-almirit-te-vogel-fotovideo/
8 korrik Qeveria me borxh të ri prej 650 milionë euro http://portalb.mk/294772-qeveria-me-borxh-te-ri-prej-650-milione-euro/
9 korrik “Qelia 2″, MPB publikon inicialet e personave të arrestuar dhe videon nga aksioni policor http://portalb.mk/294983-qelia-2-mpb-publikon-inicialet-e-personave-te-arrestuar-dhe-videon-nga-aksioni-i-sotem-policor/
12 korrik Rasti “Çekiçi”, 53 vjet dënim me burg për 7 fajdexhinj http://portalb.mk/295726-maqedoni-53-vjet-denim-me-burg-per-7-fajdexhinj/
12 korrik Maqedoni, arrestohen 24 persona në aksionin policor “Lotos” http://portalb.mk/295867-maqedoni-arrestohen-24-persona-ne-aksionin-policor-lotos-video/
14 korrik Kuvendi i jep dritë jeshile plotësimit të ligjit për themelimin e Universitetit “Damjan Gruev” http://portalb.mk/296414-kuvendi-i-jep-drite-jeshile-plotesimit-te-ligjit-per-themelimin-e-universitetit-damjan-gruev/
20 korrik Të gjitha detajet e aksionit policor “Ujku” http://portalb.mk/298687-te-gjitha-detajet-e-aksionit-te-sotem-policor-ujku-video/
20 korrik Shkarkohet nga detyra eprori i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski http://portalb.mk/298897-shkarkohet-nga-detyra-eprori-i-drejtorise-se-peste-goran-grujovski/
20 korrik Shkup, u miratua Marrëveshja politike PËRZHINË 2-shi https://arkiv.portalb.mk/299225-maqedoni-te-gjitha-datat-dhe-afatet-e-marreveshjes-se-re-perzhine-2-shi-vizualizim/ 
27 korrik Risi: Çdo votues me fotografi në Listën zgjedhore http://portalb.mk/301167-risi-cdo-votues-me-fotografi-ne-listen-zgjedhore/
27 korrik Ish sigurimi i Gruevskit – Urko, aksidentoi për vdekje një 22 vjeçar http://portalb.mk/301249-aksidenti-ne-kisella-vode-ish-sigurimi-i-gruevskit-urko-ka-qene-vozitesi-i-bmw-se-fotodokument/

GUSHT

1 gusht Gruevski në Shipkovicë, pritet me mirënjohje nga banorët http://portalb.mk/302929-gruevski-ne-shipkovice-pritet-me-mirenjohje-nga-banoret/
4 gusht Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit http://portalb.mk/303843-dosje-si-u-realizua-gjykimi-skandaloz-per-naser-eshtrefin-vrasja-ne-gjorce-te-shkupit-video/
4 gusht Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit http://portalb.mk/304190-prokuroria-speciale-mund-ta-merr-ne-duar-rastin-e-eshtrefit-i-denuar-per-vrasjen-ne-gjorce-te-shkupit/
5 gusht Rasti “Ngjala”, aktakuzë kundër ish kryetarit të Ohrit http://portalb.mk/304159-rasti-ngjala-aktakuze-kunder-ish-kryetarit-te-ohrit/
6 gusht Përmbyten Haraçina dhe Hasanbegu http://portalb.mk/304637-permbyten-haracina-dhe-hasanbegu-video/
7 gusht 21 viktima nga përmbytjet në Shkup http://portalb.mk/304650-ja-emrat-e-viktimave-nga-permbytjet/
7 gusht Gjendje e mjerueshme në “Seravë” të Shkupit, banorët: Askush nuk erdhi të na ndihmojë http://portalb.mk/304759-gjendje-e-mjerueshme-ne-serave-te-shkupit-banoret-askush-nuk-erdhi-te-na-ndihmoje-fotovideo/
12 gusht 15 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, çfarë thotë Analiza për të? http://portalb.mk/305358-15-vite-pas-marreveshjes-se-ohrit-cfare-thote-analiza-per-te/
16 gusht Arrihet marrëveshje për shfrytëzimin e deponisë rajonale “Rusino” http://portalb.mk/307456-arrihet-marreveshje-per-shfrytezimin-e-deponise-rajonale-rusino/
16 gusht Nis punën komisioni ad hoc për mediat http://portalb.mk/307453-nis-punen-komisioni-ad-hoc-per-mediat/
27 gusht “Qelia 3”, MPB: Janë arrestuar 5 persona në Turqi, që kanë dashur t’i bashkëngjiten ISIS-it http://portalb.mk/310890-qelia-3-mpb-jane-arrestuar-5-persona-ne-turqi-qe-kane-dashur-ti-bashkengjiten-isis-it/
28 gusht Del nga burgu vajza e Velija Ramkovskit http://portalb.mk/311139-del-nga-burgu-vajza-e-velija-ramkovskit/
30 gusht EKSKLUZIVE: Rrëfimi i plotë për vrasjen e “Komandant Shqiponjës” http://portalb.mk/311843-ekskluzive-rrefimi-i-plote-per-vrasjen-e-komandant-shqiponjes/
31 gusht Maqedoni, të gjitha detajet për aksionin e sotëm policor “Diga” http://portalb.mk/312077-maqedoni-te-gjitha-detajet-per-aksionin-e-sotem-policor-diga-video/
31 gusht Muhamed Zekiri i thotë lamtumirë gazetarisë http://portalb.mk/312055-muhamed-zekiri-i-thote-lamtumire-gazetarise/

SHTATOR

1 shtator Caktohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për më 11 dhjetor http://portalb.mk/312138-zgjedhje-te-parakohshme-ne-maqedoni-me-11-dhjetor-ja-cfare-thone-lideret-pas-takimit/
1 shtator Ambasadori i ri i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, filloi me punë http://portalb.mk/312463-ambasadori-i-ri-i-be-se-ne-shkup-samuel-zhbogar-filloi-me-pune-foto/
1 shtator LSDM propozoi ministrat e ri, Muhamed Zekiri i bashkëngjitet partisë së Zaevit http://portalb.mk/312594-zyrtare-lsdm-propozoi-ministrat-e-ri-muhamed-zekiri-i-bashkengjitet-partise-se-zaevit/
1 shtator Oliver Andonov zgjidhet ministër i MPB-së për vetëm një ditë në funksion http://portalb.mk/312441-oliver-andonov-zgjidhet-minister-i-mpb-se-per-vetem-nje-dite-ne-funksion/
3 shtator Në Kërçovë në një shpellë zbulohet varrezë masive me kafka njerëzish http://portalb.mk/313144-ne-kercove-ne-nje-shpelle-zbulohet-varreze-masive-me-kafka-njerezish/
4 shtator Nëna Terezë bëhet Shën Tereza http://portalb.mk/313208-nena-tereze-behet-shen-tereza/
11 shtator Seri tërmetesh në Shkup http://portalb.mk/315536-edhe-nje-termet-dridhi-maqedonine-me-i-fuqishem/
15 shtator Gjykimi për Rastin e Sopotit rifillon nga e para http://portalb.mk/316756-gjykimi-per-rastin-e-sopotit-rifillon-nga-e-para/
15 shtator PSP publikon dy akuza të reja http://portalb.mk/316705-psp-publikon-dy-akuza-te-reja-video/
27 shtator Rasti “Spiuni”: Lirohen dy të akuzuar http://portalb.mk/320365-rasti-spiuni-lirohen-dy-te-akuzuar/
28 shtator “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë http://portalb.mk/320676-4-te-dyshuar-nga-mpb-dhe-dsk-kane-zhvatur-862-045-euro-nga-buxheti-i-maqedonise-video/
29 shtator Sulm hakerësh në e-mailin e PSP-së http://portalb.mk/321056-sulm-hakeresh-ne-e-mailin-e-psp-se-video/
30 shtator Silvana Boneva ka marrë 12.000 euro nga KSHZ për shpenzime udhëtimi http://portalb.mk/321365-silvana-boneva-ka-marre-12-000-euro-nga-kshz-per-shpenzime-udhetimi/
30 shtator Aziz Pollozhani, rektor i Universitetit “Nënë Tereza” http://portalb.mk/321462-pollozhani-rektor-i-universitetit-nene-tereza/

TETOR

4 tetor PSP-së nuk i votohet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, kush votoi “për” dhe “kundër” (LISTA) http://portalb.mk/322737-psp-se-nuk-i-votohet-ligji-per-mbrojtjen-e-deshmitareve-kush-votoi-per-dhe-kunder-lista/
7 tetor A do të zbardhet arsyeja kush dhe pse luan me bisedat intime të BDI-së? http://portalb.mk/320518-materialet-e-pergjuara-per-bdi-ne-policia-dhe-prokuroria-zotohen-se-do-te-marrin-masa/
7 tetor Rasti “Erazmus”, ngritet aktakuzë për 6 profesorë të Fakultetit Ekonomik të UKM-së http://portalb.mk/323816-rasti-erazmus-ngritet-aktakuze-per-6-profesore-te-fakultetit-ekonomik-te-ukm-se/
12 tetor Baxhanaku i Mijallkovit, Jovan Ilievski është zgjedhur për gjykatës në Strasburg http://portalb.mk/325424-baxhanaku-i-mijallkovit-jovan-ilievski-eshte-zgjedhur-per-gjykates-ne-strasburg/
17 tetor Nikolla Ivanovski – kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese http://portalb.mk/327270-nikolla-ivanovski-kryetar-i-ri-i-gjykates-kushtetuese/
18 tetor Këshilli Opozitar përmbyll aktivitetin e tij

 

http://portalb.mk/327514-keshilli-opozitar-permbyll-aktivitetin-e-tij/
18 tetor Qeveria e Maqedonisë, në listën e donatorëve të fushatës zgjedhore të Hillary Clinton http://portalb.mk/327570-qeveria-e-maqedonise-ne-listen-e-donatoreve-te-fushates-zgjedhore-te-hillary-clinton/
20 tetor “Toplik” dhe “Tenderët”, dy hetimet e reja të PSP-së (VIDEO) http://portalb.mk/327640-toplik-dhe-tenderet-dy-hetimet-e-reja-te-psp-se/
20 tetor Janeva kujdestare në DSK: Kemi ngecur në vend, por nuk shkojmë pa e zbatuar urdhrin gjyqësor http://portalb.mk/328343-janeva-kujdestare-ne-dsk-kemi-ngecur-ne-vend-por-nuk-shkojme-pa-e-zbatuar-urdhrin-gjyqesor/
28 tetor Luksi i Abdulaqim Ademit nëpër restorante e hotele me 5 yje: Për 5 muaj ka harxhuar 20.000 euro (DOKUMENT) http://portalb.mk/331405-luksi-i-ademit-neper-restorante-e-hotele-me-5-yje-per-5-muaj-ka-harxhuar-20-000-euro-dokument/
29 tetor Asnjë përgjigje për veturën zyrtare që voziste zv/ministri Dime Spasov në gjendje të dehur http://portalb.mk/331769-asnje-pergjigje-per-veturen-zyrtare-qe-voziste-zvministri-ne-gjendje-te-dehur/
31 tetor Ali Ahmeti kërkon 3 milionë, Musa Xhaferi 2.5 milionë denarë dëmshpërblim nga Bogoeski http://portalb.mk/332269-ali-ahmeti-kerkon-3-milione-musa-xhaferi-2-5-milione-denare-demshperblim-nga-bogoeski/

NËNTOR

1 nëntor Arben Labënishta zyrtarisht në Lëvizjen BESA http://portalb.mk/332689-arben-labenishta-zyrtarisht-ne-levizjen-besa/
3 nëtor Zv/ministri Spasov publikon një video si filmat triler për ta arsyetuar incidentin (VIDEO) http://portalb.mk/333395-zvministri-spasov-publikon-nje-video-si-filmat-triler-per-ta-arsyetuar-incidentin-video/
9 nëntor Publikohet raporti i KE-së për Maqedoninë http://portalb.mk/335042-ja-cfare-thote-raporti-i-ri-i-ke-se-per-maqedonine/
13 nëntor Tubimi i BDI-së në Kumanovë, banorët në protestë http://portalb.mk/336473-tubimi-i-bdi-se-ne-kumanove-banoret-ne-proteste/
13 nëntor Tarçullovski, nga i dënuar për krime lufte në kandidat për deputet http://portalb.mk/336470-tarcullovski-nga-i-denuar-per-krime-lufte-ne-kandidat-per-deputet/
15 nëntor 15 gjykatës e ngritën zërin kundër kryetarit të Gjykatës Penale (DOKUMENT) http://portalb.mk/337127-15-gjykates-e-ngriten-zerin-kunder-kryetarit-te-gjykates-penale-dokument/
15 nëntor Puçistët e BFI-së dënohen vetëm me burg me kusht http://portalb.mk/337242-pucistet-e-bfi-se-denohen-vetem-me-burg-me-kusht/
18 nëntor Lënda “Target”, ja kush dhe si përgjoi në Maqedoni http://portalb.mk/337989-lenda-target-ja-kush-dhe-si-pergjoi-ne-maqedoni-video/
18 nëntor Jugohromi mbyllet vetëm për 90 ditë! http://portalb.mk/337955-jugohromi-mbyllet-vetem-per-90-dite/
21 nëntor Filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit http://portalb.mk/338798-filloi-fushata-zgjedhore-per-zgjedhjet-parlamentare-te-11-dhjetorit/
22 nëntor Huliganët demolojnë Shtëpinë e Alfabetit (VIDEO-FOTO) http://portalb.mk/339218-huliganet-demolojne-shtepine-e-alfabetit-foto/

 DHJETOR

6 dhjetor BDI, PDSH, Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa zotohen se nuk koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në http://portalb.mk/343845-bdi-pdsh-aleanca-per-shqiptaret-dhe-levizja-besa-zotohen-se-nuk-koalicionojne-me-vmro-dpmne-ne-video/
8 dhjetor Çmenduri! Gruevski kërcënohet me luftë, frikëson qytetarët për të shpëtuar veten http://portalb.mk/344155-cmenduri-gruevski-kercenohet-me-lufte-frikeson-qytetaret-per-te-shpetuar-veten/
9 dhjetor Përgjigje interesante të kandidatëve shqiptarë për deputetë, për të njëjtin pyetësor! http://portalb.mk/344745-pergjigje-interesante-te-kandidateve-shqiptare-per-deputete-per-te-njejtin-pyetesor/
11 dhjetor Mbahen zgjedhjet parlamentare, këta janë deputetët shqiptarë në parlamentin e ri (FOTO) http://portalb.mk/346054-keta-jane-deputetet-shqiptare-ne-parlamentin-e-ri-foto/
11 dhjetor Janë numëruar të gjitha votat – ky ëshë rezultati http://portalb.mk/346023-jane-numeruar-te-gjitha-votat-ky-eshe-rezultati-foto/
12 dhjetor Forca policore përpara KSHZ-së, simpatizantët e VMRO-së protestojnë http://portalb.mk/346286-forca-policore-perpara-kshz-se-simpatizantet-e-vmro-se-po-protestojne/
16 dhjetor Maqedoni, kryetarja Komisionit për Marrëdhënie Fetare, u kërcënua me “Natë të thikave të gjata” http://portalb.mk/347312-maqedoni-kryetarja-komisionit-per-marredhenie-fetare-u-kercenua-me-nate-te-thikave-te-gjata/
17 dhjetor VMRO-DPMNE me përgjigje të ashpra deri te ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Norvegjisë http://portalb.mk/347671-gruevski-qorton-ambasadoret-e-shba-se-dhe-be-se-zbardh-bisedat-me-diplomatet/
19 dhjetor Galeri anonime për linçim të ambasadorëve po qarkullon në internet (FOTO) http://portalb.mk/348136-galeri-anonime-per-lincim-te-ambasadoreve-po-qarkullon-ne-internet-foto/
21 dhjetor Gjykata Administrative I pranoi nga një padi të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, të tjerat I refuzoi http://portalb.mk/348666-gjykata-administrative-i-pranoi-nga-nje-padi-te-vmro-dpmne-se-dhe-lsdm-se-te-tjerat-i-refuzoi/
22 dhjetor Jep dorëheqje kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi http://portalb.mk/349263-jep-doreheqje-kryetari-i-pdsh-se-menduh-thaci/
24 dhjetor Takohen Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti (VIDEO) http://portalb.mk/349748-besa-bese-e-partive-shqiptare-pa-levizjen-besa-dhe-pdsh/
25 dhjetor Rivotim në tearcë, konfirmohet rezultati i zgjedhjeve të 11 dhjetorit http://portalb.mk/350095-votimi-ne-tearce-ja-rezultatet-perfundimtare-te-kshz-se/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button