Mickoski paralajmëroi shfuqizimin e Marrëveshjen e Prespës, nëse ka shumicë prej dy të tretave

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin “Utrinski Brifing”, deklaroi se me shumicë prej dy të tretave në Kuvend do ta shfuqizojnë Marrëveshjen e Prespës, njofton Portalb.mk.

“Me shumicë prej dy të tretave në Kuvend, do ta shfuqizojmë marrëveshjen e Prespës”, tha Mickoski.

Në lidhje me largimin e fotografive të Gruevskit nga selia e partisë, Mickoski tha se nuk janë larguar vetëm fotografitë e ish liderit, por edhe të të tjerëve, ndërkaq po vendosen fotografi me përmbajtje dhe persona, që kanë lënë gjurmë në histori.

Rreth tubimit të VMRO-DPMNE-së në Qendrën Sportive “Jane Sandanski”, ku janë parë një numër i madh i ish liderit Gruevski, Mickoski tha se është normale që në tubime të ketë njerëz prej disa gjeneratave të VMRO-DPMNE-së.

Marrëveshja mes dy vendeve për zgjidhjen e kontestit prej më se dy dekadave për emrin, është arritur më 17 qershor të vitit 2018. Me të Maqedonia ka ndryshuar emrin në Maqedoni të Veriut, ndërsa zbatimi i saj është paraparë në disa faza, apo paralelisht me procesin e integrimit evropian. Shfuqizimi i kësaj marrëveshje, do të nënkuptonte bllokim i rrugës euroatlantike të RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button