Petrovska: Në RMV kemi më shumë gjykatës se mesatarja evropiane, ajo është përparësi për vetingun

Kryetarja e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Natali Petrovska, vlerëson se si shtet jemi në përparësi kur bëhet fjalë për “veting” eventual, pasi që kemi më shumë gjykatës se sa mesatarja e mjaftueshme, njofton Portalb.mk.

“Duhet të kihet parasysh se Maqedonia e Veriut, sipas numrit momental të gjykatësve, është mbi nivelin mesatar evropian për numrin e gjykatësve sipas banorëve dhe lëndëve, që paraqet përparësi gjatë një procesi të këtillë të komplikuar (si veting), por edhe faktin se Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve tanimë ka gjeneratë të re të kandidatëve, të cilët do të mbaronin këtë cikël të avancimit profesional dhe kusht për hyrje në gjyqësor dhe prokurori në dy vitet e ardhshme, shteti do të kishte edhe numër përkatës të pakualifikuar, i cili do të mundej të emëruar”,  thotë Petrovska në një deklaratë për MKD.

Ajo gjithashtu thotë se “nuk duhet të frikësohemi dhe dekurajohemi nëse rezultati i vetingut do të ishte notë negative për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët”.

VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Ndryshe, Portalb.mk vazhdimisht ka shkruar për nevojën e vetingut, apo kontrollit të gjykatësve të cilët nuk japin llogari edhe nëse marrin vendime skandaloze.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button